Kotzias: Jemi të vendosur për një zgjidhje, Maqedonia të heq dorë nga irredentizmi

32:"Photograph: Thierry Tronnel/Corb
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias ka deklaruar se nuk ka ende bisedime thelbësore ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
Sipas tij, vijat e kuqe greke nuk duhet të publikohen për opinionin, por beson se në Kuvendin e Greqisë do të votohet një marrëveshje e mundshme.
Kotzias theksoi se Qeveria greke është e vendosur që të jep kontribut për zgjidhjen e çështjes së emrit, duke bërë thirrje te pala maqedonase që t'i ulë tonet dhe thirrjet iredentiste.
Ai bëri të ditur se do të ketë takim me të gjithë ministrat e Qeverisë greke ku do të prezantohen detaje nga bisedimet për emrin./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































