LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: Janë parashtruar 300 aktpadi penale kundër kuadrove të OBRM-PDUKM-së

Kostadinov: Janë parashtruar 300 aktpadi penale kundër kuadrove të OBRM-PDUKM-së

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadionov në konferencë për shtyp njoftoi se deri tani janë parashtruar 300 aktpadi penale kundër kuadrove të OBRM-PDUKM-së në nivel lokal, prejt të cilave pjesa më e madhe janë bllokuar në labirintet gjyqësore.

“Pas ndryshimeve demokratike, në nivel lokal dhe komunal, nga ana e kryetarëve të komunave, komunave dhe institucioneve tjera deri sot janë parashtruar thuajse 300 aktpadi penale kundër ish kryetarë e komunave, kryesues të këshillave në nivel lokal, kuadro të OBRM-PDUKM. Nga 300 aktpadi, deri tani të proceduara janë 129 para gjykatave”, u shpreh Kostadinov i cili shtoi se shumë lëndë mbeten të bllokuara në labirintet gjyqësore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai akuzoi se strukturat, e siç tha ai, gjyqësisë svarovski pengojnë drejtësi në çdo nivel dhe se kjo është edhe një dëshmi për nevojën e pastrimit dhe reformave në gjyqësi.


Sipas tij, prokuroria dhe gjykatësit duhet ta rrisin efikasitetin dhe të veprojnë në lëndët e hapura.

“Proceset duhet të marrin epilog gjyqësor, drejtësia duhet zbatohet dhe çdo kush i cili ka kryer vepra penale duhet të përgjigjet. Neve na duhet gjyqësi që do të zbatojë drejtvsi, dhe nuk do të vjetërsojë vepra dhe të pengojë drejtësinë”, tha mes tjerash Kostadinov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori