Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot tryezë diskutimi, ku u theksua nevoja e miratimit të Ligjit për partitë politike në Kosovë.
Qëllimi i këtij debati ishte përcaktimi i kritereve minimale të funksionimit të demokracisë së brendshme pasi që paritë politike në Kosovë konsiderohen si institucione më së paku të besuara në raport me institucionet tjera.
Lidhur me këtë KDI publikoi gjatë kësaj tryeze punimin “Shqyrtimi i praktikave të ligjit për partitë politike”.
Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, theksoi se demokracia e brendshme e partive politike nuk është mirë e konsoliduar, ndërsa aspektet ligjore të adresimit të kontesteve të brendshme, të statusit të partive politike dhe shumë çështje të tjera nuk janë mirë të definuara duke theksuar nevojën për një ligj që avancon këto çështje.
Kurse Alexander Chavarria, drejtor rezident i NDI-së, tha se Kosova e ka të nevojshme të ketë një Ligj për partitë politike.
Sipas tij është e nevojshme për Kosovën që të filloj të diskutojë lidhur me këtë ligj pasi që është një instrument ligjor që rregullon se çfarë mund të bëjë një parti politike duke nisur nga rregulloret, statuti, përbërja, zgjidhja e kontesteve, financat si dhe aktivitetet e tjera politike.
Sipas tij, Ligji për partitë politike do të përcaktonte kufijtë se si do të qeverisin partitë si organizata.
Chavarria ndër të tjera ka theksuar se një ligj i tillë do të përkufizonte standardet, kriteret minimale në mënyrë që secila parti politike të kuptoj se si duhet të funksionoj.
Ndërkaq ka porositur që nuk duhet ngutur në hartim të këtij ligji, duhet të sigurohet konsensus i gjerë dhe se ky ligj duhet ta trajtoj me kujdes veçanërisht aspektin e llogaridhënies.
Fitim Mulolli, drejtor rezident i WFD-së, ka theksuar se aktualisht çështja e partive politike në Kosovë është e rregulluar nëpërmjet disa ligjeve dhe konventave ndërkombëtare që sipas tij, do të ishte mirë të përmblidheshin në një ligj që do të lehtësonte punën për të gjithë.
Mulolli ka vlerësuar se një ligj i tillë duhet t’i ketë parasysh katër parime si: demokracia, sundimi i ligjit, transparenca si dhe ndërtimi i profilit ideologjik.
Ndërkaq Albert Krasniqi nga KDI njëherësh autor i punimit “Shqyrtimi i praktikave të ligjit për partitë politike”, gjatë prezantimit të këtij punimi theksoi se punimi sjell në pah praktikat e rregullimit të partive politike në disa vende të botës dhe nevojën për një debat të gjerë dhe të strukturuar me pjesëmarrje të të gjithë akterëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës