Ministria e Financave dhe Transfereve ka filluar përgatitjen e planit për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Për këtë çështje është paraparë të formohet edhe një komision.
Ky komision parashihet të ketë partneritet me shoqatat, Odat ekonomike si dhe botën akademike.
Zëvendësministri i Financave dhe Trasnfereve, Agim Krasniqi tha se nevojitet një bashkërendim që Pakoja e rimëkëmbjes ekonomikë të jetë funksionale dhe në drejtim të bizneseve.
“Idetë e para për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike janë përgatit nga Ministria e Financave ku do të marrin pjesë edhe disa ministra të linjës, janë të ftuar edhe përfaqësues të Odave dhe shoqatave dhe botës akademike. Këto ide që ka MF dhe bizneseve me i vendos brenda pakos”.
“Jemi në përgatitje të komisionit, por nuk kemi diçka konkrete. Në kuptimin e përgatitjes ministri ka idetë, por ato duhet me i diskutua me partnerët që kjo pako me qenë funksionale me iu përgjigj bizneseve me mundësitë që ka Kosova”, ka thënë Krasniqi, për Ekonomia Online.
Me tej, Krasniqi deklaroi se nevojitet edhe ndryshim i bazës ligjore për menaxhim të financave publike që Qeveria të marr kredi dhe letra me vlerë.
Ai tha se priten deri në 200 milionë euro më pak të të hyrave, derisa tha se duhet të përgatitet ”injeksioni” që në total kap shifrën prej 700 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike.
“Mund të presim rreth 200 milionë euro më pak në pjesën e të hyrave, por kur pako është e përgatitur do të shikohet sa mjete Qeveria duhet të kërkoj prej kredi marrjes dhe burimeve tjera siç janë letrat me vlerë”.
“Ato kërkojnë që të bëhen edhe disa rregullime në bazën ligjore, kryesisht ligjin për menaxhim të financave publike për të lejuar që Qeveria e Kosovës me thye rregullën që është për deficitin buxhetor për bilanci bankar dhe pjesës me kredi marrje. Këto elemente duhet t’i koordinoj me Kuvendin. Por deri në atë kohë nuk e pengon Qeverinë me marrë masa dhe me përgatit planin”, tha ai.
“Krahas pakos emergjente që duhet me e mbulua rreth 189 milionë masat e marra, humbjet që janë rreth 200 milionë, duhet me u përgatit pjesë e injeksionit prej 400 milionë eurosh. Në total 700 milionë euro duhet të jetë shifra për rimëkëmbjen ekonomike”, u shpreh Krasniqi.
Krasniqi potencoi se Pako ka për prioritet prodhimin dhe fushat që kanë kapacitet përfshirë edhe bujqësinë.
Derisa theksoi se fokusi kryesor do të jetë ndryshimi i bilancit tregtar dhe të pagesave.
Kapacitetet financiare janë zvogëluar, kjo sipas Krasniqit dhe do të ndikojë në implementimin e Pakos Emergjente.
“Përveç idesë me përgatit një strukturim të ekonomisë, që ekonomia me shfrytëzua këtë rast që prioritet me iu jep prodhimit, fushave ku kemi kapacitetit sikur IT, apo edhe në sektorin e bujqësisë. Fokusi duhet të jetë të bimët industriale dhe të tjera që mundem me qenë më ekonomike që me u përgatit edhe për një ndryshim të bilancit të pagesave dhe tregtar duke i përdorur këto masa”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës