LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët po bëjnë fëmijë më pak se në vitin 2000, tkurret popullsia

Kosovarët po bëjnë fëmijë më pak se në vitin 2000, tkurret popullsia

Nataliteti në Kosovë gjatë dekadës së fundit ka pësuar rënie të konsiderueshme. Afro 16 mijë është diferenca e lindjeve të raportuara që nga viti 2000 deri në 2018.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2000 janë regjistruar gjithsej 39 mijë e 91 lindje. Kurse në vitin që lamë pas janë regjistruar 23 mijë e 563 lindje, shkruan sot Koha Ditore.

Nataliteti, sipas njohësve të politikave sociale, nuk është prezantuar si prioritet në shoqërinë kosovare. Kjo për shkak se në dekadat e shkuara nataliteti ka qenë mjaft i lartë në Kosovë dhe vetëm tani kur kemi edhe migrim të lartë të popullatës, ulja e natalitetit në këtë masë paraqet një problem që duhet trajtuar seriozisht me politika.


Madje, shteti nuk ka arritur as të krijojë politika të mirëfillta për natalitetin. Edhe pse pushimi i lehonisë është parë si një element që mund të ndikojë në rritje të lindshmërisë, por zbatimi i mangët i tij nga një pjesë e madhe e punëdhënësve është parë si problematik për vite me radhë.

Kjo ka bërë që Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale të ndryshojë Ligjin për lehoninë, në mënyrë që përmes plotësim-ndryshimeve të krijohen politika më të favorshme për gratë që punojnë.

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori