LAJMI I FUNDIT:

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, Valon Berisha edhe Mirlind Kryeziu optimistë për ndeshjen ndaj Gjeorgjinë

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, Valon Berisha edhe Mirlind Kryeziu optimistë për ndeshjen ndaj Gjeorgjinë

Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e dytë dhe të fundit në “Fadil Vokrri” para udhëtimit në Batumi, ku të enjten do të përballet me Gjeorgjinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Për dallim nga seanca e parë stërvitore, ku intensiteti ishte më i ulët dhe një pjesë e lojtarëve stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër për shkak të angazhimeve në ndeshjet e fundjavës, në seancën e sotme ekipi u stërvit i kompletuar dhe u punua me intensitet të lartë, teksa ekipit iu bashkua edhe mbrojtësi i FC Ballkanit, Armend Thaçi.

Gjatë kësaj stërvitje përzgjedhësi Challandes u përqendrua në skemat e lojës, të cilat Dardanët pritet t’i shpalosin në ndeshjen ndaj gjeorgjianëve, e ku synohet fitorja në mënyrë që të rikthehet vetëbesimi në ekip për dy ndeshjet e tjera ndaj kundërshtarëve shumë të fortë.


Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë e mirë dhe të gjithë janë optimistë se do t’u kthehen paraqitjeve të mira dhe rezultateve pozitive.

E optimizmin për ndeshjen me Gjeorgjinë e shprehën pas stërvitjeve edhe Valon Berisha e Mirlind Kryeziu.

Berisha: Na presin ndeshje të vështira

Valon Berisha ka folur për ndeshjet që e presin Kosovën në muajin shtator. Ai i ka cilësuar si të vështira këto ndeshje.

“Besoj që loja e parë është më e rëndësishme, me ja filluar mirë, kundër një shteti që është i mirë, që ka shkuar deri në fund në kualifikime për Evropian, lojë e vështirë sidomos pasi është jashtë, por që ja nisim mirë aty, mendoj kemi besim në vetë”.

“Na presin ndeshje të vështira me Gjeorgjinë, Greqinë dhe Spanjën, por jemi në shtëpi, e ndjejmë vetën gjithmonë mirë kur luajmë në stadiumin tonë kështu që loja e parë është më e rëndësishme për më marrë ritmin dhe me u krijuar atmosfera”.

“Shumica janë në formë, i shfrytëzojmë këto dy ditë që u stërvitem këtu, por edhe nesër e kemi një stërvitje të mirë ose të rëndësishme në Gjeorgji dhe e testojmë fushën atje, ma merr mendja që jemi përgatit mirë”, ka thënë Berisha.

Kryeziu pas mungesës dy vjeçare: I lumtur që ftesa erdhi

Mirlind Kryeziu është një nga rikthimet te Kosova për ndeshjet e shtatori. Ai është shpreshur i lumtur që është rikthyer, ndërsa ndeshjet i konsideron si të vështira.

“Kam munguar në këto dy vitet e fundit, s’kam pasur ftesë, por tash jam gëzuar shumë për ftesën. Besoj që të tri ndeshje kanë më qenë të vështira, duhet të shkojmë hap pas hapi. Loja e parë ndaj Gjeorgjisë është shumë e rëndësishme, duhet të bëjmë lojë të mirë dhe ta fitojmë lojën”.

“Stërvitjet shkuan shumë mirë, dje kemi qenë dy grupe të ndarë, një grup që ka pas lojë të shtunë dhe diele, kurse sot ka qenë stërvitja e parë që ka qenë krejt ekipi në fushë. Gjithçka ka shkuar mirë, krejt lojtarët janë ardhur super”, deklaroi Kryeziu për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori