LAJMI I FUNDIT:

Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Qeveria e Kosovës të hënën ka vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla në mbledhjen e sotme u shpreh se marrja e vendimeve të tilla do të kontribuojë në vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Këto sanksione përfshijnë: masa kufizuese të eksportit në lidhje me mallrat dhe teknologjinë me përdorim të dyfishtë, si dhe mallrat dhe teknologjinë që mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë së Rusisë.


Po ashtu masa kufizuese që ndalojnë investimet e reja në sektorin energjetik rus.

Si dhe një kufizim gjithëpërfshirës i eksportit në pajisjet, teknologjinë dhe shërbimet për industrinë e energjisë në rusi, në përjashtim të industrisë bërthamore dhe sektorin në rrjedhën e poshtme të transportit të energjisë.

“Masa kufizuese që ndalojnë të gjitha transaksionet me disa kompani shtetërore, të cilat tashmë janë objekt i kufizimeve të rifinancimit dhe së fundi masa kufizuese që ndalon ofrimin e shërbimeve të vlerësimit të kredisë”, ka deklaruar Gërvalla.

Kosova i vendos sanksione Rusisë
Lexo po ashtu Kosova i vendos sanksione Rusisë

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në orët e para të 24 shkurtit. Shtetet perëndimore kanë dënuar veprimet e Rusisë dhe kanë vendosur sanksione ndaj Moskës.

Nga vendet e rajonit, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë, edhe gjatë muajit shkurt.

Ndërkaq, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë të vetmet që nuk e kanë dënuar agresionin rus.

Sanksionet e para konsistojnë në: ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar, ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori