Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas invazionit në Ukrainë.
Kështu u vendos gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk është kjo hera e parë që Kosova i vë sanksione Rusisë.
Kurti theksoi se kanë vendosur që të miratojnë një pako sanksionesh, në bashkërendim me botën e lirë dhe paqedashëse.
“Pushtimi rus, tashmë me pasoja tragjike, përveçse sulm ndaj integritetit territorial dhe sovranitetin të Ukrainës dhe të popullit ukrainas, është edhe sulm ndaj demokracisë dhe lirisë. Është sulm ndaj vlerave universale të paqes dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje. Është sfidim i rendit dhe i unitetit të botës demokratike. Është cenim i sigurisë së përbashkët ndërkombëtare.
Sot ditën po e fillojmë duke iu bashkangjitur partnerëve tanë, BE-së dhe ShBA-së në kundërpërgjigjen ndaj agresionit ushtarak të Rusisë, duke miratuar një pako të sanksioneve ndaj saj. Kjo nuk është hera e parë që Republika e Kosovës, duke qenë e rreshtuar me botën demokratike, i vë sanksione Federatës Ruse. E në të dy rastet për shkak të agresionit dhe atë ndaj po të njëjtit shtet, Ukrainës.
Dëshmi që kjo Rusi që po e shohim sot, nuk është një Rusi e re, por edhe paralajmërim që ajo nuk synon të jetë e re. Në fakt ajo dëshiron të jetë prapë e vjetër madje të bëhet edhe më e vjetër se Bashkim Sovjetik, pra të bëhet perandori ruse”, tha Kurti.
Sipas tij, përgjigjja e botës perëndimore dhe demokratike duhet të jetë e unifikuar dhe e vendosur.
“Dhe e tillë ka qenë. Si pjesë e saj, vendimi i ynë i sotëm është bindje vlerore e jona, bashkërendim dhe bashkim me botën e lirë dhe paqedashëse dhe solidarizim me shtetin dhe popullin ukrainas.
Reagimi jonë i menjëhershëm dhe i pa rezervë ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia duhet të lexohet edhe si një mesazh i qartë i orientimit tonë politik dhe diplomatik. Por, kemi tregues edhe të orientimit të fqinjit tonë në veri të paralajmëruara më herët.
Përafërsisht në të njëjtën kohë kur Kosova ishte një nga 16 shtetet mikpritëse në mesin e 27 vendeve pjesëmarrëse të ushtrimeve ushtarake të NATO-s të kryesuara nga ShBA, ‘Defender Europe 21’, Serbia dhe Rusia zhvillonin ushtrime të përbashkëta ushtarake të quajtura ‘Joint Response 21’ dhe më pas ‘Slavic Shield 21’.
Pra kur Kosova e aleatët e saj stërviteshin se si të jenë mbrojtësit të Evropës, fqinji ynë verior dhe Rusia përgatiteshin për kundërpërgjigje të përbashkët dhe për atë që ata e quajnë mburojë sllave. Le të jetë ky një rikujtim për të gjithë”, tha ai.
Ai më tej tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e bashkërenduar dhe duke bashkëpunuar ngushtë me Bashkimin Evropian, NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Mbretërinë e Bashkuar, për të kundërshtuar luftën pushtuese të Rusisë, por edhe për t’u përballur me ndikimin e pasojat e mundshme në rajonin tonë.
“Qëndrojmë bashkë e të bashkuar për paqe dhe siguri, dhe për mbrojtje të demokracisë e të lirisë”, tha kryeministri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe