Përfaqësuesja e Kosovës nën moshën 21-vjeçare është mposhtur me rezultat të thellë 5-0 nga Norvegjia.  

Ka ardhur edhe humbja e dytë e Kosovës U21 në Grupin 5 për kualifikimet e vlefshme për kampionatin botëror.


Ekipi përfaqësues i Kosovës i udhëhequr nga Rafet Prekazi është mposhtur me rezultat të thellë 5-0, duke mos mundur t’i bëjë ballë aspak Norvegjisë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e tretë nga Morten Thorsby, ndërsa për 2-0 shënoi Kristoffer Ajer, i cili dërgoi skuadrat në pushimin mes dy pjesëve.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Norvegjisë që shënuan edhe tri gola, ku serinë e hapi Birk Risa, ndërsa për 4-0 shënoi Erlend Reitan.

Rezultati vendimtar u vulos në minutën e 87 nga Andreas Hanche-Olsen. /Telegrafi/

telegrafi sport app