Kombëtarja e Kosovës U17 ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit B4 në raundin e dytë kualifikues të Ligës B për Kampionatin Evropian 2025.
Pas barazimit pa gola ndaj Andorrës, Dardanët e rinj të udhëhequr nga përzgjedhësi Arbnor Morina arritën të mposhtin Moldavinë, me rezultat të ngushtë, 1:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Rin Ahmeti, në minutën e 41-të.
Edhe në ndeshjen e sotme Kosova e mbizotëroi lojën dhe pati më shumë iniciativë drejt portës kundërshtare, teksa edhe moldavët patën një mundësi të mirë shënimi, por nuk arritën ta konkretizojnë me gol.
Pas ndeshjes, Morina u shpreh i kënaqur me paraqitjen e ekipit.
“Sikurse edhe në takimin e parë iniciativë e plotë e ekipit tonë dhe lojë e mirë e djemve tanë. Mirëpo, për dallim nga ndeshja e parë, sot mundi i tyre u shpagua me golin e shënuar. Krahas golit kishim edhe disa raste që nuk i konkretizuam”.
“Por, duhet të jemi real sepse edhe kundërshtari e pati një rast të mirë, të cilin nuk e shfrytëzoi. Sidoqoftë, në përgjithësi jam i kënaqur, sepse djemtë tanë kanë qenë shumë të angazhuar si në ndeshjen e parë, ashtu edhe sot”, ka theksuar përzgjedhësi Arbnor Morina.
Ndeshjen e fundit në këtë fazë, Kosova e zhvillon kundër Qipros nikoqire, më 13 mars./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Rivali i Real Madridit në La Liga po synon transferimin sensacional të Arda Guler

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa