LAJMI I FUNDIT:

“Kosova do të mbetet e pavarur”, kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

“Kosova do të mbetet e pavarur”, kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Kingsley Wilson, Zëvendës Sekretare e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes, lidhur me Kosovën.

Wilson kishte deklaruar më parë “Bëje Kosovën Serbi sërish”, deklaratë kjo që sipas Torres është një përpjekje e turpshme për të delegjitimuar Kosovën.

Torres theksoi se Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë aleati më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor, duke refuzuar çdo tentativë për të ndryshuar historinë.


“Çdo përpjekje për të ndryshuar historinë është e kotë. Kosova është dhe do të mbetet një demokraci e pavarur,” shkroi Torres në një postim në “X”.

Administrata e re amerikane emëroi Kingsley Wilson në postin e Zëvendës Sekretarit të Shtypit të Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.

Me marrjen e detyrës, Wilson njoftoi në rrjetet sociale se ishte e nderuar që u emërua në këtë detyrë dhe se Amerika do të jetë më e fortë se kurrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
Kalo në kategori