Kosova ka shënuar progres në shumicën e indikatorëve të qeverisjes së mirë të agjencisë federale amerikane MCC, duke dëshmuar kështu për thellësinë e reformave dhe seriozitetin e institucioneve të Kosovës në përmirësimin e peizazhit ekonomik dhe social për investime.
Kështu thuhet në një komunikatë të Qeverisë së Kosovës, ku njoftohet se Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit – MCC, ka publikuar listën e indikatorëve vjetor të qeverisjes së mirë, ku përfshihen njëzet indikatorë kyç në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, reformave ekonomike, shëndetësisë, arsimit, përfshirjes gjinore dhe indikatorë tjerë të rëndësishëm shoqërorë.
Sipas komunikatës, Kosova ka treguar përparim në shumicën e indikatorëve, duke dëshmuar kështu për thellësinë e reformave dhe seriozitetin e institucioneve të Kosovës në përmirësimin e peizazhit ekonomik dhe social për investime.
“Përmirësimi më i madh i indikatorëve është shënuar në luftën kundër korrupsionit nga 36 për qind në 60 për qind, sundimin e ligjit nga 37 në 50 për qind, pastaj në lirinë e informimit, kualitetin rregullativ, etj. Këta indikatorë ofrohen nga agjencitë e OKB-së dhe organizata me renome si Brookings Institution, Freedom House, Heritage Foundation si dhe institucionet si Banka Botërore, IFC, etj. Qeveria e Kosovës falënderon USAID-in, UNDP-në dhe agjencitë e OKB-së për partneritet në përpilimin dhe botimin e indikatorëve. Ndërkohë, këtë muaj fillon punën dhe Fondacioni i Mileniumit, i cili është deleguar nga MCC dhe Qeveria e Kosovës për implementimin e programit prej 49 milionë dollarë i tipit Threshold. Qeveria e Kosovës është zotuar të ndihmojë maksimalisht këtë entitet përgjegjës duke punuar edhe për qasje në fonde shtesë të investimeve infrastrukturore në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.
Më poshtë gjeni edhe listën e indikatorëve ku është shënuar progresi:
Kontrolli i korrupsionit 2017: 37% / 2018: 60%. KEMI PËRMIRËSIM për 23% – Burimi: Banka Botërore / Instituti Brookings
Normat e imunizimit 2017: 67% – 2018: 93.5%. KEMI PËRMIRËSIM për 26.5% – Burimi: UNICEF / OBSH
Sundimi i Ligjit 2017: 37% / 2018: 50%. KEMI PËRMIRËSIM për 13% – Burimi: Banka Botërore / Brookings
Regjistrimi i vajzave në shkollim të mesëm 2017: 56% – 2018: 69%. KEMI PËRMIRËSIM për 13% – Burimi: UNESCO
Shpenzimet Shëndetësore 2017: 26% / 2018: 37%. KEMI PËRMIRËSIM për 11% – Burimi: OBSH
Liria e Informimit 2017: 63% / 2018: 73%. KEMI PËRMIRËSIM për 10% – Burimi: Freedom House
Mbrojtja e Burimeve Natyrore 2017: 37% / 2018: 47%. KEMI PËRMIRËSIM për 10% – Burimi: CIESIN
Politika fiskale 2017: 56% / 2018: 63%. KEMI PËRMIRËSIM për 7% – Burimi: FMN
Cilësia e Rregullatorit 2017: 63% / 2018: 70%. KEMI PËRMIRËSIM për 7% – Burimi: Banka Botërore / Brookings
Qasja në kredi 2017: 85% / 2018: 90%. KEMI PËRMIRËSIM për 5% – Burimi: IFC
Shpenzimet e arsimit fillor 2017: 18% / 2018: 21%. KEMI PËRMIRËSIM për 3% – Burimi: UNESCO
Efektiviteti i qeverisë 2017: 48% / 2018: 50%. KEMI PËRMIRËSIM për 2% – Burimi: Banka Botërore / Brooking. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët