Ndonëse me nivelin më të lartë të papunësisë, disa përparime në fusha të caktuara ekonomike, kanë ndikuar që vitin e fundit, Kosova të prijë në rajon për kah hapja e vendeve të reja të punës.
Kosova radhitet në vendin e parë në rajon sa i përket rritjes se punësimit, prej 9.2 për qind, por sfidë thuhet se mbetet papunësia e të rinjve dhe punësimi i grave.
Kështu thuhet në një raport të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor për vitin 2018, ku theksohet se viteve të fundit, në gjashtë vendet e Ballkanit, janë hapur mbi 230 mijë vende të punës.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike, thonë se ka pasur krijim të vendeve të punës, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë dhe bujqësisë, por që në këto shifra mund të ndikojë edhe formalizimi i punësimit.
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se gjatë vitit 2016 -2017 ka pasur krijim të vendeve të reja të punës, por jo edhe ulje të shkallës së përgjithshme të nivelit të papunësisë.
“Ne e vlerësojmë se raporti është real, inkurajues. Por, të njëjtën kohë e vlerësojmë edhe si thirrje që mos të ndalemi me kaq. Kur them se mos të ndalemi me kaq,them se ne mund të jemi optimist se jemi më të mirët në vendet e Ballkanit, por në të njëjtën kohë, duhet të jemi edhe realist sepse ne qëndrojmë shumë mbrapa këtyre vendeve sa i përket normës se përgjithshme të papunësisë, papunësisë se të rinjve dhe të gjinisë femërore”, thotë Rukiqi.
Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, për Radion Evropa e Lirë shprehet sedyshon se në dy vjetët e kaluara, situata ekonomike ka mundësuar rritjen e punësimit në këtë nivel, por që sipas tij, në raportin e Bankës Botërore, sa i përket përqindjes se punësimit, nuk nënkuptohet vetëm krijimi i vendeve të reja të punës, por edhe formalizimi i vendeve të punës.
“Trendi i zhvillimit ekonomik të cilin e ka pasur Kosova mbi 4 për qind gjatë vitit 2016-2017, mendoj se i ka dhënë efektet e veta në politikat e punësimit”.
“Mirëpo, dyshoj se për shkak të vonesës së krijimit të institucioneve gjatë vitit të kaluar dhe frenimit të investimeve publike, dyshoj se të dhënat për vitin 2017 do të tregojnë se do të kemi një frenim edhe në zhvillimin ekonomik, edhe të vendeve të reja të punës”, thotë Gashi.
Sipas të dhënave të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, rreth 600 mijë është numri i përgjithshëm i kontributpaguesve që menaxhon ky fond. Kurse vetëm gjatë vitit 2017, numri i kontribuuesve aktivë, ka qenë mbi 350 mijë persona. Ndërkaq,numri i punëdhënësve apo kompanive është rreth 29 mijë.
Gashi konsideron se sektori i ndërtimtarisë dhe bujqësisë kanë formalizuar numër më të madh të punëtorëve.
“Sepse këta dy sektorë janë kryesorët në të cilët ekonomia joformale ka qenë në nivelin më të lartë. Mos të harrojmë se institucionet financiare ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës në një raport të përpiluar para dy vitesh, tregon se 31 për qind e ekonomisë në Kosovë është joformale, që funksionon në të zezë”, shprehet Gashi.
Edhe Berat Rukiqi, konsideron se edhe formalizimi i punëtorëve mund të ndikojë në këtë raport.
Megjithatë, ai shprehet se institucionet kompetente duhet të fokusohen në zhvillimin ekonomik, rrjedhimisht uljes se shkallës se papunësisë dhe mos të dominojë vazhdimisht politika.
“Thirrja është që largohemi nga temat politike, të largohemi nga konsumi i politikave ditore që i bëjnë partitë politike dhe të kthemi nga reformat ekonomike, që mund të garantojnë më shumë vende pune dhe normë shumë më të lartë të rritjes ekonomike”, tha Rukiqi.
Sidoqoftë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla e papunësisë është 30.6 për qind, kurse papunësia më e theksuar është te grup moshat 15-24 vjeç në 55.9 për qind, kurse tek gjinia femërore 37 për qind, ndërkaq tek meshkujt rreth 29 për qind. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova