Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit.

Shtandin e bizneseve të Kosovës e ka vizituar edhe e ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem Ines Demiri.


“Ky panair është një ngjarje globale e rrjeteve dhe industrisë e krijuar për të bashkuar në një vend profesionistë nga të gjitha nivelet e biznesit dhe shërbimeve në turizëm dhe udhëtime, duke u ofruar mundësinë për të ekspozuar në “Expo Centre” Tel Aviv”, ka shkruar Demiri.

Ky panair shërben si mundësi për takime dhe seminare shtesë për pjesëmarrësit.

331215850 1360403198092362 1565449862225480796 n

Nol Krasniqi, nga shoqata “Balkan Natural Adventure”, ka mirëpritur këtë ngjarje, duke shpresuar se një panair i tillë e rritë gjasën që në Kosovë të vijnë më shumë turistë nga Izraeli.

"Kompania jonë ka rreth 20 për qind klientë nga Izraeli dhe kjo pjesëmarrje do ta rrisë numrin e vizitorëve në Kosovë. Izraeli është një vend me standard shumë të lartë dhe njerëz që udhëtojnë shumë, e kjo është potencial për ne", ka deklaruar Krasniqi.

Projekti PPSE, përmes sektorit të turizmit dhe në bashkëpunim me Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (Kosovo Investment and Enterprise Support Agency - KIESA) organizuan pjesëmarrjen e disa bizneseve dhe operatorëve të turizmit në IMTM 2023.

Pjesëmarrja e Kosovës është veçanërisht e rëndësishme pasi që vendu ynë ka punuar në mënyrë të vazhdueshme për të zhvilluar industrinë e saj të turizmit në vitet e fundit.

Kosova ofron një pasuri të bukurisë natyrore, si dhe trashëgimi të pasur kulturore, kuzhinë të shijshme dhe mikpritje të ngrohtë.

PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest./Telegrafi/