Përfaqësuesja e Kosovës e Kosovës e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në Doha të Katarit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Suedisë.

Dardanët do ta zhvillojnë një miqësore luksi nesër (e diel) me fillim nga ora 15:45 (sipas kohës në Kosovë).


Për dallim nga stërvitjet e ditëve të kaluara, si zakonisht stërvitja e fundit ka qenë pa ngarkesë të madhe fizike.

kosova 1 2

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është përqendruar në aspektin taktik, duke provuar skema të ndryshme të lojës dhe duke i dhënë këshillat e nevojshme për lojtarët.

Gjendja e futbollistëve është e mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme, të cilën po e presin me entuziazëm të madh për t’i treguar vlerat e tyre përballë një kundërshtari të fortë siç është Suedia.

Ndryshe, për këtë takim Challandes ka ftuar shumë futbollistë nga Superliga e Kosovës dhe disa nga ata që kanë luajtur më pak dhe janë të lirë me skuadrat e tyre. /Telegrafi/

kosova 3 2

kosova 2 2

kosova 4 1

telegrafi sport app