Kombëtarja e Kosovës do të presë Turqinë të martën, më 31 mars nga ora 20:45, në një përballje historike që vlen finalen e “play-off”-it në rrugën drejt Kupa e Botës FIFA 2026.

Kjo sfidë është ndër më të rëndësishmet në historinë e futbollit kosovar, pasi një fitore do ta dërgonte Kosovën për herë të parë në një turne madhor botëror.


Përveç aspektit sportiv dhe historik, në lojë janë edhe përfitime të mëdha financiare.

Sipas FIFA, çdo përfaqësuese që siguron pjesëmarrjen në Botëror përfiton rreth 9 milionë euro, ose mbi 10 milionë dollarë.

Për Federata e Futbollit e Kosovës, kjo do të ishte shuma më e madhe e fituar ndonjëherë, e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit vendor – nga infrastruktura, akademitë, deri te përkrahja e klubeve dhe talenteve të rinj.

Një tjetër faktor i rëndësishëm në këtë duel është edhe avantazhi i fushës vendase. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri", ku pritet një atmosferë elektrizuese nga tifozët dardanë.

Mbështetja e tyre shpesh ka qenë vendimtare dhe mund të luajë një rol kyç edhe në këtë sfidë.

Kosova hyn në këtë ndeshje me besim të madh, pas rezultateve pozitive në fazat e fundit, ndërsa përballë do të ketë një kundërshtar të fortë si Turqia. /Telegrafi/

telegrafi sport app