Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë lansuar pilotimin e Programit të Kuponëve, në kuadër të Projektit “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.
Kryeministri Kurti, ka thënë se krijon mundësi për përfshirjen e më shumë fëmijëve nga 3-5 vjeç nga këto familje në shërbime të edukimit në moshë të hershme.
Ai tha se ky program ofron mbështetje të drejtpërdrejt për familjet të cilat janë të regjistruara në skemën e ndihmës sociale.
“Ky projekt i madh po fillon me pilotimin e programit të kuponëve i cili synon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejt për familjet të cilat janë të regjistruara në skemën e ndihmës sociale. Konkretisht ai krijon mundësi për përfshirjen e më shumë fëmijëve nga 3-5 vjeç nga këto familje në shërbime të edukimit në moshë të hershme. Familjet përfituese të programit do të mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhet e licencuara, ku programi do ta mbulojë pagesën për çerdhe dhe transporte. Programi financohet nga partneriteti të mësimit të hershëm të Bankës Botërore në shumën prej 1.8 milion euro, bazuar në marrëveshjen e grantit të nënshkruar me Bankën Botërore. Kërkesën zyrtare si Qeveri për këtë projekt e kemi bërë që në dhjetorin e vitit 2022, që nga atëherë ka filluar dizajnimi i tij, ndërsa marrëveshja e finalizuar është nënshkruar më 28 qershor 2024, ndërkaq sot po e fillojmë në praktik”, tha ai.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se sot po lansojnë pilotimin e programit të kuponëve, duke hedhur kështu edhe hapin e parë konkret për këtë mbështetje të paprecedentë dhe të pandodhur më parë për më të vegjlit, për familjet që më shumti kanë nevojë.
Sipas saj ky program është një risi për qasje të barabartë për edukimin e hershëm në Kosovë.
“Sot po lansojmë pilotimin e programit të kuponëve, duke hedhur kështu edhe hapin e parë konkret për këtë mbështetje të paprecedentë dhe të pa ndodhur më parë për më të vegjlit tanë, për familjet që më shumti kanë nevojë. Një risi për qasje të barabartë për edukimin e hershëm në Kosovë. Që nga marrja e mandatit, zotimet tona prioritare janë bërë pjesë e programit qeverisës dhe e bashkëpunimit ndërsektorial në të gjitha instancat relevante. Me ritmet intensive të punës, miratuam në Kuvend ligjin për edukimin e hershëm i cili e bën edukimin parashkollor obligativ dhe krijon lehtësime për nënat e reja që të kycen në vendet e punës”, tha Nagavci./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit