Sot jemi shumë afër, 90 apo 120 minuta, ndoshta edhe penallti… larg ëndrrës së kamotshme për të marrë pjesë në një event të madh sportiv. Por arritja e Kombëtares së Kosovës deri këtu ka kaluar përmes shumë sfidave dhe vuajtjesh. Tani, kjo është kryelajmi i mediave të mëdha botërore, ku jo vetëm futbolli, por edhe shteti në përgjithësi po lartësohet.

Kosova, vendi ynë, vinte pas luftës me dëmtime të mëdha, me një futboll që luhej paralel, prej disa vitesh, në ara, fusha, afër malit, me futbollistë që si profesionist, u desh të linin fushat e mira, për të mos luajtur më bashkë me okupatorin serb.


Lufta iu bashkua dhjetëra ish-futbollistëve, prej tyre edhe dëshmorë si Bajram Aliu, Rexhep Rexhepi e Përparim Thaçi.

telegrafi.com

Lufta na kishte lënë me pasoja të mëdha, natyrisht duke prekur edhe sportin, që nuk ishte zhvilluar fare për dy vite.

Viti 1999, që solli lirinë, ktheu sportistët tanë në stadiume dhe palestra, tani të lirë për të ushtruar përvojën e tyre.

Për shumë vite, sportet u luajtën pa dalje në garat evropiane, dhe futbolli, si sporti më popullor në vend, e pësoi më së shumti.

Kur u shpall pavarësia në 2008, pritej që së shpejti futbolli të pranohej në UEFA e FIFA. Të themi të drejtën, për disa vite kampionatet vazhdonin dhe pse luhej vetëm për qejf, edhe pse kishte skuadra shumë të forta, me lojtarë jashtëzakonisht cilësorë, të cilët shpesh arrinin të merrnin kontrata edhe jashtë vendit.

U desh të priteshin edhe tetë vite tjera, pasi pas pavarësisë, edhe pe kishte pritje që futbolli i Kosovës të pranohej në instanca ndërkombëtare më shpejt.

Viti 2014, drita në fund të tunelit – pranimi dhe eliminatoret e para në Shkodër

Në vitin 2014 nisi hapi i parë drejt ndërkombëtarizimit, ku Kosovës në futboll iu lejuan ndeshjet miqësore, dhe atë me fusnotë. Luajtëm të parën me Haitin, në “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku ishin 20 mijë shikues të pranishëm.

Dukej si një dritë në fund të tunelit. Në atë kohë, Albert Bunjaku si përzgjedhës kishte arritur të afronte disa lojtarë me emër që luanin në klube të njohura evropiane. Ajo përballje, edhe pse me raste të shumta nga Kosova, u mbyll 0–0.

telegrafi.com

Me Fadil Vokrri, si kryetar të FFK-së, arritëm që në vitin 2016 të pranohemi në UEFA e FIFA. Ishte festë e jashtëzakonshme, pasi kombëtarja dhe klubet do të mund të masnin forcat me kundërshtarë, gjë që nuk e kishin bërë për 17 vite, shto edhe ato para luftës, pothuajse 25–26 vite.

Pa stadium, zhvilluam eliminatoret e para për Kupën e Botës. Të gjitha ndeshjet në Shkodër, pasi nuk kishim stadium që plotësonte kushtet. E mbyllëm me një pikë, në vendin e fundit, një tregues që gjithçka duhej të niste nga zero.

Vetëm tre gola të shënuar, një prej tyre Vedat Muriqi, që sot është emblemë e ekipit kombëtar dhe golashënuesi rekordmen. Në Sllovaki ishte edhe kapiten.

Një gol e shënoi Valon Berisha, që vazhdon të mbetet pjesë e ekipit aktual, në atë barazim 1–1, që mbetet historik. Një gol erdhi nga Ardhe Nuhiu, pjesë e stafit të Franco Fodës aktualisht.

Por pranuan 24 gola nga Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia dhe Finlanda. 9 humbje, 1 barazimi, bilanci e atyre kualifikimeve.


telegrafi.com

Rritja me Bernard Challandes

Pas largimit të Albert Bunjakit, drejtimin e Kombëtares së Kosovës e mori trajneri zviceran Bernard Challandes, duke hapur një kapitull historik për futbollin kosovar.

Gjatë drejtimit të tij, Challandes arriti disa nga sukseset më të mëdha në historinë e ekipit, fillimisht duke e ngritur Kosovën si fituese të grupit në Ligën e Kombeve 2018–19 dhe siguroi promovimin në Ligën C.

Pastaj ia u afrua për herë të parë kualifikimit, duke luajtur në Play-Off-in e Euro 2020, ku humbëm nga Maqedonia e Veriut në kohë Covidi.

Kosova regjistroi 15 ndeshje radhazi pa humbje nën drejtimin e ti, një nga seritë më të gjata në Evropë në atë periudhë. Kosova arriti fitore të rëndësishme ndaj Bullgarisë dhe Republikës Çeke, duke treguar se mund të luftonte me ekipet më të mëdha evropiane.

Nën drejtimin e Challandes, Kosova u bë një ekip konkurrues dhe i respektuar, duke fituar besimin e tifozëve dhe mediave ndërkombëtare.

Pas periudhës së Bernard Challandes, Alain Giresse mori drejtimin e Kosovës, duke u fokusuar te ndryshimi i gjeneratës dhe përgatitja e brezit të ri të lojtarëve, por rezultatet munguan dhe iu desh të largohej.

challandes Bernard Challandes

Franco Foda, rritja dhe ëndrra

Nën drejtimin e Franco Fodës, Kombëtarja e Kosovës ka arritur rezultate historike dhe ka ndërtuar një karakter të fortë si ekip.

Fillimisht, me Fodën në krye, Kosova u ngjit në Ligën B të Kombeve, duke fituar Play-Off-in ndaj Islandës në të dyja ndeshjet, me një performancë të vendosur dhe disiplinë taktike të instaluar nga trajneri.

Më pas, në kualifikimet për Kupën e Botës, Kosova tregoi forcën e saj, përfundoi e dyta në grup pas Zvicrës, duke kaluar edhe ekipe të forta si Sllovenia dhe Suedia.

Kujtime të paharrueshme përfshijnë fitoret në Stokholm dhe Lubjanë, si dhe barazimin ndaj Zvicrës në shtëpi. Grupi u mbyll me 11 pikë, një shifër fantastike për një ekip në zhvillim.

Foda Kosova Franco Foda telegrafi.com

Në ndeshjen e parë të Play-Off-it, Kosova zhvilloi një duel spektakolar kundër Sllovakisë në Bratislavë, duke fituar 4–3 në një ndeshje të jashtëzakonshme, ku lojtarët treguan karakter, forcë dhe vendosmëri.

Tani, skuadra është gati për finalen vendimtare ndaj Turqisë në Stadiumin “Fadil Vokrri”, një sfidë që mund ta çojë Kosovën për herë të parë në Kupën e Botës.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka qenë prezent në futbollin e Kosovës si udhëheqës nga vitet e 90-ta, para disa ditësh deklaroi për Telegrafin, se arritja deri këtu është sakrificë e shumë brezave.

Kosova aktuale telegrafi.com

Viti 2026 mund të shkruajë histori për Kosovën

Kosova është në prag të një momenti historik në futboll. Pas rezultateve fantastike ndaj ekipeve të respektuara si Suedia, Sllovenia dhe Sllovakia, emri i Kosovës po përmendet kudo në mediat sportive ndërkombëtare.

Kjo është një imazh i jashtëzakonshëm për një vend të vogël me pak banorë, që sot po dëshmon fuqinë dhe pasionin e tij në arenën më të madhe.

Tashmë, Kosova përballet me Turqinë, një ekip tjetër i fortë, i cili do të ndjejë forcën e vërtetë të dardanëve në finalen e Play-Off-it.

Ky ekip i vogël, por i guximshëm, ka treguar se me përkushtim, disiplinë dhe karakter, mund të rivalizojë me ekipet më të mëdha të Evropës.

Çfarë e bën këtë sukses edhe më të veçantë është fakti se shumë nga lojtarët tanë luajnë në kampionatet më të forta të kontinentit, duke sjellë eksperiencë dhe profesionalizëm në ekipin kombëtar.

Rritja e futbollit kosovar ka qenë graduale, por sot po shihet qartë dhe e rëndësishme, duke reflektuar përpjekjen e të gjithë lojtarëve, stafit dhe komunitetit sportiv.

Gjithashtu, diaspora ka luajtur një rol kyç në këtë sukses. Shumë nga yjet tanë janë rritur atje, kanë përfituar nga infrastruktura dhe stërvitjet profesionale, dhe sot i kthejnë talentin dhe përvojën në shërbim të kombëtares. Ky kombinim midis talentit lokal dhe përvojës së fituar jashtë vendit ka ndërtuar një Kosovë të fortë, konkurruese dhe plot shpresë për të ardhmen.

2026 mund të bëhet viti kur futbolli i Kosovës shkruan një faqe të re historike — një moment që do të mbahet mend nga e gjithë rajoni dhe nga komuniteti sportiv ndërkombëtar.

telegrafi sport app