Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, shumica e partive politike parlamentare në Kosovë, kanë deklaruar se janë për zgjedhje të jashtëzakonshme dhe jo për një Qeveri teknike.
Megjithatë, përfaqësues të disa partive politike dhe analistë politikë thonë se ende nuk janë shuar të gjitha mundësitë që të ketë një qeveri teknike për të vazhduar mandatin e Qeverisë Haradinaj.
Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se përveç subjektit të cilit ajo i takon, ka parti politike dhe mekanizma të tjerë që po i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“As sot nuk mund të themi se janë ndalur këto angazhime sepse kemi përvoja të hidhura… janë bërë koalicione më të çuditshme vetëm e vetëm që të kemi qëndrueshmëri në politikë ose të mos shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. Për Vetëvendosjen zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhje dhe ne konsiderojmë se opozita edhe prej sot, duhet të jetë qeverisja e ardhshme”, tha Haxhiu.
Politologu, Ramush Tahiri, tha për Radion Evropa e Lirë, se pavarësisht deklarimeve të partive politike se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ende ka kohë për formimin e një qeverie teknike. Ai thekson se qeveria teknike e nxjerrë vendin nga kriza.
“Gjithmonë ka kohë për qeveri teknike nëse partitë merren vesh edhe nëse ka platformë dhe qëllim”, tha Tahiri.
Tahiri konsideron se disa mekanizma dhe parti politike në forma të caktuara kanë shprehur gatishmëri që të ketë një qeveri teknike në mënyrë, siç thotë ai, të përfundojnë disa proceseve si është dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë si dhe reforma zgjedhore.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në një debat të organizuar nga njëri prej kolegjeve private në Kosovës, the se PDK-ja është e vendosur për një proces të jashtëzakonshëm zgjedhor dhe jo qeveri teknike.
“Data 22 gusht është vendosur [për shpërndarjen e Kuvendit] me dakordimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë të ekipeve të vëzhguesve të Zyrës së BE-së të cilët kanë kërkuar që të ketë kohë për t’u marrë vesh. Prandaj, nuk duhet të krijohet huti që po tentohet që të manipulohet të bëhen pazare, kjo gjuha që është përdorur vazhdimisht dhe po tentohet që të krijohet një klimë për të mos pasur një proces zgjedhor. PDK-ja është më e gatshme se kurrë që të hyjë në ketë proces”, tha Deliu – Kodra.
Politologu Tahiri thotë se një proces i jashtëzakonshëm zgjedhor tani në Kosovë, pa një reformë zgjedhore nuk garanton në të ardhmen një sukses qeverisës.
“Zgjedhjet domosdo nuk sjellin përparim, sepse mund të hyhet edhe në krizë qeverisëse, varësisht nga rezultatet e zgjedhjeve dhe mund t’i humbin disa muaj”, tha Tahiri.
Një ditë më parë, përmes një komunikate, vendet e Kuintit kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, që siç thuhet, “është e nevojshme për të dyja vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitime përcjellëse”.
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka reaguar pas interpretimeve të ndryshme që mediat në Kosovë i kanë bërë deklaratës së vendeve të Kuintit, (Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë) një ditë më parë, për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Connell, ka thënë se çështja e mbajtjes së zgjedhjeve ose jo, i përket vetëm Kosovës.
Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga detyra e kryeministrit të Kosovës, ka ardhur pas ftesës që atij i kanë bërë Dhomat e Specializuara, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, për ta intervistuar si të dyshuar për krime lufte.
Haradinaj ka theksuar se në Gjykatën Speciale nuk ka dëshiruar të shkojë si kryeministër i vendit, por si qytetar i rëndomt i Kosovës dhe pas dorëheqjes ka bërë thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë