LAJMI I FUNDIT:

Kosova mirëpret gazetaret e radhës ukrainase

Kosova mirëpret gazetaret e radhës ukrainase

Mesditën e sotme në Kosovë, kanë mbërritur gazetaret e radhës ukrainase, Maryna Zhyvotkova dhe Viktoriia Kaidash – si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

“Gazetaret janë mirëpritur në aeroport nga zyrtarja ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Boja, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Deri më tani si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo” që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, janë strehuar katër kolegë ukrainas.


Në kuadër të këtij programi, gazetarët që janë detyruar të ikin nga Ukraina përfitojnë pagë mujore, pagesën e qerasë dhe sigurim shëndetësor.

ECPMF dhe AGK janë duke bërë përgatitje që në ditët në vijim të presë gazetarë të tjerë nga Ukraina. /Telegrafi/