Liudmyla Troitska dhe Olena Solodovnikova janë dy gazetaret e radhës nga Ukraina të cilat kanë arritur sot në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence - Kosovo”.

Ato janë pritur në Aeroportin e Prishtinës, nga kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, zyrtarja ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.


“Troitska dhe Solodovnikova - do të strehohen në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence - Kosovo”, të iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Programi është duke u implementuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në”, thuhet në njoftimin e AGK-së. /Telegrafi/