LAJMI I FUNDIT:

Kosova-Maqedonia arrijnë marrëveshje për hapjen e pikës kufitare në Stançiq

Kosova-Maqedonia arrijnë marrëveshje për hapjen e pikës kufitare në Stançiq

Kosova dhe Maqedonia nënshkruan sot një marrëveshje, e cila synon hapjen e pikës së re kufitare në Stançiq, duke i kontribuar bashkëpunimit të mëtejshëm ndër-kufitar në mes dy vendeve.

Marrëveshja u nënshkrua nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Emanuel Demaj dhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Arta Toqi.

Kjo është marrëveshje është vlerësuar si shumë e rëndësishme nga përfaqësuesit politik të të dyja vendeve, pasi që do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.


Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Emanuel Demaj, tha se hapja e kësaj pike kufitare është e rëndësishme sidomos për banorët e Anamoravës, pasi do të kenë mundësinë e lëvizjes së lirë.

Edhe zëvendës-ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Arta Toqi, tha se hapja e kësaj pike kufitare është e rëndësishme, pasi që do të shkurtojë rrugën për 20 deri 25 kilometra, dhe shpreson që projekti do të përfundojë brenda një afati të shkurtër kohor.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori