LAJMI I FUNDIT:

Kosova luan për Gazmend Sinanin, hyrja falas për ndeshjen me Hungarinë

Kosova luan për Gazmend Sinanin, hyrja falas për ndeshjen me Hungarinë

Përfaqësuesja e Kosovës nesër do të luajë kundër Hungarisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Kina 2019”.

Këtë ndeshje Kosova do ta luajë për nder të basketbollistit të ndjerë, Gazmend Sinani.

Në një konferencë për media në të cilën morën pjesë kapiteni Dardan Berisha, basketbollisti Erjon Kastrati, përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg dhe kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, është bërë e ditur se ndeshja do të jetë falas për publikun.


“Hyrja për ndeshje do të jetë falas, ndërsa FBK fton publikun që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh në përkrahje të djelmoshave tanë, të cilët të enjten dhe dielën do të dalin në fushë dhe do të luajnë për Gazin”, thuhet në njoftim.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Gazmend Sinani vdiq të shtunën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në Gjakovë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori