Kosova dhe Islanda takohen në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve.
Franco Foda e ka mbajtur stërvitjen fundit para ndeshjes në stadium, të mërkurën në mbrëmje, ku kishte të pranishëm të gjithë lojtarët.
Kosova kërkon avancimin në Ligën B pas një ecurie të mirë në Ligën C, ndërsa Islanda synon të mbetet në këtë nivel.
Dueli i parë luhet të enjten në Prishtinë, ndërsa ai i kthimit zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës.
Gjithçka gati për përballjen Kosovë-Islandë
Pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës në Ligën e Kombeve.
Dardanët janë nikoqirë të islandezëve për takimin që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
Nga Muriqi te Rashica e Rrahmani, top shënuesit e Kombëtares së Kosovës
Kombëtarja e Kosovës do të nisë ndeshjet për vitin 2025, ku sonte (e enjte) pret Islandën në ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.
Në fakt Dardanët do t’i zhvillojnë dy ndeshje me Vikingët, sonte e para dhe pas tre ditëve e kthimit për të kaluar në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Telegrafi ju sjell top shënuesit e Kombëtares së Kosovës deri më tani nga viti 2016 në të gjitha ndeshjet që kanë luajtur.
Vedat Muriqi është larg shënuesi më i mirë me 28 gola në 58 ndeshje me fanellën dardane.
Sonte ndeshja e tretë, Kosova dhe Islanda janë përballur dy herë në vitin 2017
Kombëtarja e Kosovës do të takohet me atë të Islandës me fillim nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’.
Është hera e parë që Kosova pret Islandën në tokën dardane, edhe pse dy Kombëtaret janë takuar edhe më parë.
Më saktësisht tetë vite më parë Kosova dhe Islanda ishin në të njëjtin grup për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2018.
Një debutues nga minuta e parë, formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Islandës
Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj sonte (e enjte) ndeshjen e parë të vitit 2025.
Dardanët në ‘Fadil Vokrri’ përballen me Islandën në kuadër të ‘Play-Off’-it të Ligës së Kombeve, ku fituesi pas dy dueleve do të luaj në Ligën B.
Lajmi i mirë është sigurisht që kapiteni Amir Rrahmani është i gatshëm për këtë ndeshje, derisa lëndimin e ka kaluar edhe mesfushori me përvojë Valon Berisha.
Përzgjedhësi Franco Foda pritet t’i hedh në fushë 11 lojtarët më në formë, derisa në portë pritet të jetë i padiskutueshmi Aro Muric.
Si e vlerësoni punën e Franco Fodas si trajner i Kosovës?
Voto në pyetësor…
Dita e ndeshjes: Kosova pret Islandën në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët duan fitore në ndeshjen e parë
Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sot ndeshjen e parë të vitit 2025 dhe të muajit mars.
Dardanët do t’i luajnë dy sfida shumë të rëndësishme në Play-Off të Ligës së Kombeve ndaj Islandës për promovim në Ligën B.
Në një atmosferë të zjarrtë që pritet të jetë në ‘Fadil Vokrri’, djelmoshat kosovarë synojnë të marrin fitore në ndeshjen e parë ndaj Islandës.
Kosova mbyll stërvitjen e fundit, Rrahmani dhe Berisha të gatshëm për lojë
Kosova e ka mbajtur stërvitjen e fundit për ndeshjen e parë të play-offit për Ligën B të Ligës së Kombeve kundër Islandës, e cila zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të gjithë futbollistët ishin të pranishëm në seancën e fundit stërvitore, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detajet e fundit taktike.
Seanca stërvitore e zhvilluar të mërkurën ishte e karakterizuar nga një atmosferë pozitive dhe dinamike, me ekipin që u fokusua në skemat sulmuese dhe mbrojtëse.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe mesfushori Valon Berisha janë të gatshëm për lojë, pasi në stërvitjen e sotme kanë punuar së bashku me pjesën tjetër të ekipit.
Kosova kërkon avancimin në Ligën B pas një ecurie të mirë në Ligën C, ndërsa Islanda synon të mbetet në këtë nivel.
Kapiteni i Islandës vlerëson mbrojtjen dhe sulmin e Kosovës
Në konferencën për media, përkrah trajnerit Arnar Gunnlaugsson, ishte edhe kapiteni i ri i Islandës, Orri Steinn Oskarsson.
Ai e konsideron Kosovën një ekip me vlera dhe ka vlerësuar si mbrojtjen, ashtu edhe sulmin e “Dardanëve”.
“Ne e dimë se Kosova ka disa lojtarë të mirë dhe i dimë kualitetet e tyre. I kemi analizuar dhe e dimë se do të jenë dy ndeshje shumë të vështira”, ka thënë fillimisht Oskarsson.
Përzgjedhësi i Islandës thotë se Kosova ka lojtarë që luajnë në ekipe të mira në Evropë
Përzgjedhësi i Islandës, Arnar Gunnlaugsson, ka folur në konferencë për media në Prishtinë, ku ka shprehur vlerësimin e tij për Kombëtaren e Kosovës.
Megjithatë, ai synon ta nisë aventurën e tij si trajner i Islandës me një fitore. Gunnlaugsson mori drejtimin e skuadrës në fillim të këtij viti dhe kjo do të jetë ndeshja e tij e parë në krye të ekipit.
“E kam marrë drejtimin e ekipit në janar dhe kjo është ndeshja ime e parë. Jam shumë krenar dhe i emocionuar për ndeshjen ndaj Kosovës”, ka thënë Gunnlaugsson.
Përzgjedhësi Foda analizon pikat e forta të Islandës para ndeshjes në Ligën e Kombeve
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Islandën në play-off të Ligës së Kombeve mes promovimit në Ligën B apo qëndrimin në atë C.
Dardanët janë nikoqirë të islandezëve për ndeshjen që luhet nesër (20 mars) në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
Para ndeshjes, trajneri Franco Foda ka thënë në konferencë për media se Islanda është një kombëtare që luan lojë shumë taktike.
Me formacionin 4-3-3, me tre yje të rinj në sulm – kështu pritet të luajë Islanda ndaj Kosovës
Të enjten, Kosova dhe Islanda luajnë ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kombeve. Ndeshja luhet në Prishtinë, me fillim në orën 20:45 dhe do të jetë vendimtare për të dy ekipet që luftojnë për një vend në Ligën B.
Islanda po përgatitet në Spanjë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri Arnar Gunnlaugsson.
Sipas mediave islandeze, Gunnlaugsson synon të përdorë një formacion 4-3-3.
“E kemi analizuar kundërshtarin, dimë pikët e forta dhe të dobëta të tyre” – Rrudhani flet për ndeshjen me Islandën
Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, ku pas stërvitjes foli mesfushori Donat Rrudhani.
Ai ka folur për përgatitjet dhe rëndësinë e ndeshjes së të enjtes.
Shqetësojnë dy yjet e Kosovës, stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit
Kosova po vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të “play-off” të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, me Amir Rrahmanin dhe Valon Berishën që stërvitën të diferencuar.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka vijuar përgatitjet individuale për shkak të një lëndimi të pësuar të dielën para grumbullimit të ekipit me skuadrën e Napolit.
Serdar Gozubuyuk do të drejtojë ndeshjen Kosovë – Islandë
Holandezi me origjinë turke, Serdar Gozubuyuk, është emëruar si gjyqtar kryesor për ndeshjen e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Islandës në play-off të Ligës B të Kombeve.
Ndeshja do të luhet të enjten, 20 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45.
Gozubuyuk, 39-vjeçari, është një nga gjyqtarët më të njohur në skenën ndërkombëtare. Ai ka ndarë drejtësi në të tre garat evropiane të UEFA-s: Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
“Nder, krenari, luftë, ëndërr” – Gallapeni, Demaku dhe Abdullahu flasin pas ftesës nga Kosova
Tri prurjet e reja: Dion Gallapeni, Vesel Demaku dhe Lirjon Abdullahu kanë treguar ndjenjat e tyre pas ftesës së parë nga Kombëtarja e Kosovës.
Kosova do të luajë dy ndeshje ndaj Islandës në këtë muaj, ku fillimisht të enjten, më 20 mars, luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë udhëtojnë drejt Spanjës për ndeshjen kthyese. Këto dy ndeshje janë të vlefshme për ‘play-off’-in e Ligës së Kombeve, ku luhet për promovim në Ligën B apo mbetje në Ligën C.
Përzgjedhësi Franco Foda ka sjell disa risi në listën e Dardanëve, ku ka pasur edhe tri prurje të reja si Gallapeni, Demaku dhe Abdullahu.
Sahiti dhe Abdullahu flasin për përshtypjet e para në grumbullin e marsit për ndeshjet me Islandën
Kombëtarja e Kosovës ka nisur sot përgatitjet në Kampin Nacional në Hajvali, për dy ndeshjet e “Play-off”-it të Ligës së Kombeve.
Dardanët do të përballen me Islandën më 20 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa ndeshjen e kthimit e luajnë më 23 mars në Murcia të Spanjës.
Sulmuesi i Hamburgut, Emir Sahiti, pas stërvitjes u shpreh i entuziazmuar për sfidën e radhës. Njëjtë edhe talenti 16-vjeçar i Stuttgarter Kickers U17, Lirjon Abdullahu, që po grumbullohet me ekipin e parë.
Foda konfirmon edhe dy mungesa të tjera të Kosovës për duelin ndaj Islandës
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një konferencë për media para dy ndeshjeve që ‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë gjatë këtij muaji.
Kosova do të luajë ndaj Islandës dy ndeshje vajtje-ardhje të vlefshme për ‘play-off’ të Ligës së Kombeve.
Mes tjerash Foda u pyet edhe për situatën me lëndime tek ‘Dardanët’ ku sqaroi vendimin e tij për ta bërë pjesë të grumbullimit Qëndrim Zybën.
Sipas Fodës, dyshja Fisnik Asllani dhe Florent Hadërgjonaj si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar me klubet respektive, kanë mbetur të detyruar të tërhiqen nga grumbullimi.
Qëndrim Zyba i shtohet listës së Kosovës për ndeshjet me Islandën
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka ftuar për dy ndeshjet e play-offit të Ligës së Kombeve kundër Islandës edhe mesfushorin Qëndrim Zyba.
Mesfushori qendror i skuadrës çeke Slovan Liberec , paraprakisht ishte pjesë e listës së zgjeruar.
Në këtë edicion, Zyba është paraqitur në 14 ndeshje në kampionatin çek, ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 1 herë.
Lista e Kosovës për dy ndeshje ndaj Islandës
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e “play-off”-it të Ligës së Kombeve kundër Islandës, që zhvillohen më 20 dhe 23 mars.
Edhe kësaj radhe, Foda krahas listës prej 26 futbollistëve, e ka përpiluar edhe listën e zgjeruar prej 9 futbollistëve.
Në këtë listë, ajo çfarë bije në sy është tri prurje të reja si Vesel Demaku, Dion Gallapeni dhe Lirjon Abdullahu.