Trajneri i ri i FC Prishtinës, Lutz Lindemann, i cili njëkohësisht po e kryen me sukses edhe rolin e drejtorit sportiv të klubit, beson se futbolli kosovar ka të ardhme të ndritur.
Ai e ka marrë postin e drejtorit që nga korriku i këtij viti, ndërsa thotë se ka vërejtur talente në çdo skuadër, shkruan sot gazeta Zëri.
Për këtë ai është i bindur se në të ardhmen futbolli kosovar do të përparojë dhe se lojtarët mund të depërtojnë në skuadrat e njohura evropiane.
“Në çdo ekip kam parë talente të shumtë dhe shumë të mirë. Në vitet më tutje, nëse shkojnë dhe përmirësohen gjërat negative që janë këtu, jam i sigurt se disa talente të Kosovës do të luajnë në Evropë. Dhe, ky nivel i futbollit, me kalimin e viteve do të përmirësohet”, ka thënë trajneri gjerman për “Zërin”, të cilin e ka mahnitur kapaciteti i lojtarëve të rinj të futbollit kosovar, por që insiston se duhet punuar më shumë në të gjitha drejtimet.
Duhen përmirësuar gjërat negative
Gjithashtu, ai i ka përmendur edhe disa gjëra negative, të cilat thekson se i ka vërejtur në futbollin kosovar. Nëse evitohen ato, ai është i bindur se futbolli i këtushëm do të ecë me këmbë të mbarë.
“Mendoj se shumica e klubeve dhe lojtarëve kanë probleme me mentalitet, disiplinë dhe taktikë. Këto gjëra duhet të përmirësohen dhe nëse kjo ndodh, pra nëse largohen gjërat negative, mund të ecni përpara”, ka vazhduar Lindemann.
Ai e mori këtë javë ekipin e Prishtinës në dorë pas largimit të Kushtrim Munishit. Gjermani beson se mund të arrijë suksese nëse punët shkojnë sipas planprogramit. Gjithashtu, ai ka shfaqur respekt për të gjitha klubet dhe trajnerët kundërshtarë.
“Më së pari kam respekt për çdo kundërshtar dhe për çdo trajner kosovar. A është Gjakova, Trepça, Gjilani apo Feronikeli nuk është problem, kam respekt për të gjithë. Ne si FC Prishtina nëse punojmë me kënaqësi dhe përqendrim maksimal, nëse shkojmë në këtë drejtim, mendoj dhe shpresoj që do të jemi mjaft lart”, përfundoi Lindemann.
Gjermani ka sjellë freski në klubin prishtinas, qëkur erdhi në Kosovë duke vënë rend dhe rregull, me qëllim që klubit prishtinas t’i japë pamje dhe fizionomi evropiane, shkruan Zëri.
Ai deri më tash ka qenë këshilltar i trajnerit Munishi dhe kjo solli fryt, pasi prishtinasit prijnë në tabelën e Superligës me 16 pikë, prej tyre 5 fitore e 1 barazim.
Tash, Lindemann e mori vetë ekipin në dorë dhe e kaloi me sukses sprovën e madhe që e pati qysh në fillim, pasi Bardhekaltrit në fundjavë e mundën Feronikelin në udhëtim, 1:0.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reali e ka njoftuar trajnerin e ri që do t'i drejtojë në Kupën e Botës për klube, nuk është as Ancelotti ose Alonso

Tri blerjet që Xabi Alonso do t'i kërkojë Real Madridi

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Perez i thotë një trajneri të bëhet gati për drejtimin e Real Madridit për në Kupën e Botës për Klube

Si do të dukej renditja e ligës spanjolle nëse nuk do të kishte VAR, Real Madridi do të përfitonte më së shumti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Kush do të jetë Papa i ardhshëm? Kandidatët kryesorë në një garë të paparashikueshme

La Liga i jep Barcelonës lajmin fantastik për sezonin e ri

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Flick projekton transferimin e ish-lojtarit të Real Madridit te Barcelona

Haradinaj: Nëse Limaj i vazhdon pushtetin Kurtit, është dorë e zgjatur e Serbisë