LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka potencial në sektorin e produkteve jodrusore

Kosova ka potencial në sektorin e produkteve jodrusore

Kosova ka potencial të madh për kultivimin e produkteve pyjore jodrusore. E viteve të fundit, përmes mbështetjes së MBPZHR-së, ky sektor ka arritur të zhvillohet dhe fuqizohet edhe më shumë.

Kështu është shprehur zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi në konferencën për promovimin e mjedrës në Kosovë, e organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Caritasi Zviceran, ku kanë marrë pjesë përfaqësues institucionesh, si dhe prodhues e përpunues të produkteve manore.

Zëvendësministri Januzi, ka thënë se zhvillimi i këtij sektorit të produkteve malore dhe jodrusore në Kosovë edhe sivjet do të gjejë mbështetjen e ministrisë përmes granteve investive dhe pagesave direkte, me qëllim të rritjes së prodhimtarisë dhe cilësisë së këtyre produkteve.


“Ne do të punojmë shumë në hartimin dhe zbatimin e politikave të favorshme dhe krijimin e ambientit favorizues për të berit biznes në sektorin bujqësor për prodhimin, përpunimin dhe pasimin në treg të produkteve bujqësore dhe agroushqimore. E krahas mbështetjes financiare me grante dhe subvencione ne po punojmë edhe në ofrimin e shërbimeve këshilluese dhe teknike për fermerë”, tha zëvendësministri Januzi.

Ndryshe, Kosova vlerësohet se zonat malore i ka tejet të pasura me bimë jodrusore dhe fruta të malit.