Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore aprovoi sot asistencën financiare për dy projekte të reja në Kosovë me qëllim të forcimit të konkurrueshmërisë së sektorit privat dhe përmirësimit të konektivitetit.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se si Projekti për Zhvillimin e Sektorit Financiar, me vlerë prej 52 milionë dollarë (49.1 milionë euro), ashtu edhe Projekti për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit (TTFP) 2.0, me vlerë prej 37.7 milionë dollarë (34.7 milionë euro), po financohen përmes kredive koncesionare nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).
“Nëpërmjet këtyre dy projekteve, Kosova demonstron zotimin për ta fuqizuar konkurrueshmërinë duke mbështetur firmat e vogla që janë thelbësore për ekonominë,” thotë Massimiliano Paolucci, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. “Përqendrimi në përmirësimin e qasjes në financa për bizneset dhe lehtësimin e konektivitetit është një faktor kyç për rritje dhe për krijimin e vendeve të punës, dhe kjo do të sjellë përfitime të qarta për Kosovën dhe qytetarët e saj”.
Tutje, në njoftim thuhet se Projekti për Zhvillimin e Sektorit Financiar synon që ta përmirësojë stabilitetin dhe përfshirjen financiare në Kosovë përmes forcimit të kapacitetit të Fondit të Sigurimit të Depozitave, financimit të ndërmarrjeve më pak të përkrahura dhe nxitjes së pagesave më të shpejta.
“Ky projekt do ta forcojë kapacitetin e Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës për t’i mbrojtur kursimet e qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë dhe do ta mbështetë Bankën Qendrore të Kosovës në promovimin e sistemeve moderne dhe digjitale të pagesave. Projekti gjithashtu do ta përmirësojë mjedisin financiar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme duke alokuar kapital për garantimin e kredive përmes Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, duke tërhequr potencialisht afro 200 milionë dollarë investime nga sektori privat”, bëhet e ditur në komunikatë.
Ky projekt do ta ndihmojë edhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve në krijimin e një Banke Kombëtare për Zhvillim, e cila do të financojë projekte zhvillimore që janë në përputhje me prioritetet e qeverisë.
Projekti për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit 2.0, i cili ndërtohet mbi suksesin e TTFP 1 në uljen e kostove tregtare dhe rritjen e efikasitetit të transportit në Ballkanin Perëndimor, do ta financojë infrastrukturën kritike dhe sistemet e teknologjisë informative për ta përshpejtuar lëvizjen e mallrave dhe lehtësuar tregtinë mes Kosovës dhe vendeve fqinje.
Ky projekt do të investojë në softuerë, pajisje harduerike, pajisje komunikimi dhe infrastrukturë të ndërlidhur për të implementuar sistemet e pagesës elektronike rrugore në segmentet kryesore rrugore në Kosovë, duke përfshirë Korridorin 6, Korridorin 7 dhe Autostradën e Gjilanit. Për më tepër, për ta përmirësuar sigurinë rrugore dhe hekurudhore, projekti do ta financojë përmirësimin e 21 vendkalimeve të hekurudhës përgjatë rrjetit kryesor dhe seksionit me rrezik të lartë rrugor ndërmjet Fushë Kosovës dhe Gjurgjicës, që shtrihet një gjatësi prej 28 kilometrave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë