Site icon Telegrafi

Kosova fton edhe një lojtar të Galatasarayt (Foto)

Pas Necip Uysalit të Besiktasit, që me shumë mundësi do të vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës, një tjetër lojtar i kampionatit turk mund të bëhet i Përfaqësueses tonë.

Është Serdar Aziz, qendërmbrojtësi i sapotransferuar tek Galatasarayt, që para dy vitesh ka luajtur 9 ndeshje me Turqinë, i cili mund të vesh fanellën e Kosovës.

Aziz ka prejardhje shqiptare, derisa ka lindur në Bursa. Vetë trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, ka deklaruar për mediat turke se krahas Uysalit, mund ta ftojë edhe Serdar Azizin.

“Ne e duam Necipin, por kjo nuk është e limituar. Ne besojmë se fanellën e Kosovës mund ta veshin edhe shumë lojtarë tjerë nga Turqia. Ne duam që fanellën e Kosovës ta vesh edhe Serdar Aziz nga Kosova. Ne do të takohemi edhe me Federatën Turke të Futbollit ehde me lojtarët që duam. Të gjithë janë të mirëseardhur, por së pari të presim mbylljen e EURO 2016”, ka deklaruar Bunjaku për mediat turke, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Serdar Aziz është 25 vjeçar. Në 137 ndeshje me Bursasporin ka shënuar shtatë gola, dhe falë paraqitjeve të mira është transferuar këtë verë në Galatasaray.

Exit mobile version