Më 24 dhe 25 shtator, Prishtina bëhet shtëpia e energjisë së gjelbër ndërsa ju jeni akterët kryesorë të këtij ndryshimi.

Kosova Energy Forum & Green Business Expo 2025 hap dyert në Sallën “1 Tetori”, me fillim nga ora 09:00 ku do ju presin mbi 70 kompani që ofrojnë për ju teknologji të reja, shërbime e produkte që do ua lehtësojnë veprimet e përditshme si në shtëpi ashtu edhe në biznes.


Në kuadër të forumit do të zhvillohen panele interaktive me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, prezantime të historive të suksesit dhe workshope dedikuar efiçiencës, burimeve të ripërtëritshme dhe sfidave të financimit të tyre. Diskutimet do të fokusohen edhe në fuqizimin e konkurrueshmërisë përmes investimeve në energji të gjelbër, politikat dhe mekanizmat financiarë për rritjen e efikasitetit në ndërtesa, promovimin e e-mobilitetit dhe fuqizimin e Kosovës përmes energjisë diellore dhe jo vetëm. Forumi hap mundësi për dialog, inovacion dhe vizione që e orientojnë Kosovën drejt një të ardhmeje më të pastër dhe të qëndrueshme.

Bëhuni pjesë e KEF & Green Business Expo 2025, flisni me ekspertë e përfaqësues të kompanive vendore në mënyrë që të zbuloni se si mund t’i ulni faturat tuaja të energjisë, si të përfitoni nga efiçienca dhe si të kontribuoni për një Kosovë më të pastër.

Kosova Energy Forum & Green Business Expo 2025 - E ardhmja e energjisë fillon me ju!

Kef




Ky edicion i Kosova Energy Forum & Green Business Expo, 2025 mbështetet nga partnerët institucional:

Energy Forum

Për më shumë informacione rreth Kosova Energy Forum & Green Business Expo, 2025 na ndiqni në rrjetet sociale:

Linkedin: https://www.linkedin.com/company/green-business-expo/posts/?feedView=all

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoGreen

Web: https://www.kosovabusinessforum.com/kef25/#speakersKef

Email: info@chesterproduction.com