LAJMI I FUNDIT:

Kosova ende shpreson se vizat do të hiqen, por a ka pasur vërtet premtim të hapur për liberalizimin?

Kosova ende shpreson se vizat do të hiqen, por a ka pasur vërtet premtim të hapur për liberalizimin?

Në disa vende të BE-së akoma ka skepticizëm për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës. Por në Prishtinë ende shpresojnë se vendimi do të jetë pozitiv.

Në Prishtinë ende ka shpresë se Këshilli i Ministrave të BE-së para Vitit të Ri do të marrë vendimin për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës. Por qysh tash ka filluar të vërehet një dozë nervozizmi, tek udhëheqësit politikë kosovarë në pritje të këtij vendimi.

Skepticizmi në Prishtinë për një vendim pozitiv këtë vit u rrit gjatë vizitës në Kosovë të kancelarit austriak Sebastian Kurz, i cili nuk ishte në gjendje të thotë që vendimi pozitiv do të merret para Vitit të Ri. Ai tha se “ende ka shtete të BE-së të cilat janë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave”.


“Ka pasur vendim pozitiv nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Tani pritet vendimi te Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian. Ende ka shtete të BE-së që janë shumë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave”, pati deklaruar Sebastian Kurz.

Vizat ose dialogu ndërpritet

Zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës Enver Hoxhaj, thotë se vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës duhet të merret sivjet. Në të kundërtën, “pse atëherë Kosova duhet të besojë në BE edhe për dialogun Kosovë-Serbi”.

“Nëse Bashkimi Evropian nuk është në gjendje që t’i përmbushë premtimet e veta në raport me liberalizimin e vizave (dhe ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret, nga kriteri i parë deri në kriterin e 95-të dhe tash i mbetet BE-së që të marrë vendimin sa i takon mundësisë së lëvizjes së lirë në vitin 2019), atëherë pse do të duhej t’i besojmë BE-së që do të ketë instrumente që ta bindë Serbinë ta njohë Kosovën”, thotë Enver Hoxhaj, duke paralajmëruar mundësinë e kushtëzimit të dialogut me Serbinë.

Edhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka pranuar se “tek disa shtete anëtare të BE-së ka një skepticizëm sa i përket vendimit për heqjen e vizave për Kosovën”. Mirëpo ai ende shpreson se “liberalizimi i vizave do të ndodhë më së largu deri në fund të mandatit aktual të Parlamentit Evropian”, e që është maji i vitit 2019. Sholtes ka thënë se udhëheqësit politikë kosovarë duhet të takojnë një nga një ministrat e shteteve që hezitojnë, të votojnë në favor të vendimit për heqjen e vizave.

Kritika të politikës kosovare ndaj BE

Turin e tij nëpër vendet e BE-së për të lobuar për heqjen e vizave për Kosovën po e vazhdon, kryetari i kuvendit Kadri Veseli.

Ai këtë të martë udhëton për në Finlandë dhe më pas në Belgjikë me qëllim që ”ta largojë skepticizmin që e kanë disa vende për liberalizimin e vizave”.

“Është e drejtë e qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm, dhe pas plotësimit të kritereve bashkësia evropiane duhet të reflektojë. E drejta na takon që në dhjetor duhet të merret vendimmarrja e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, ndryshe, është racizëm, ky është qëndrimi im politik”.

Sipas Kadri Veselit “deri tani na është thënë se liberalizimi i vizave është çështje teknike, tani kanë filluar zëra të thonë se na qenka edhe politike. Do të jetë goditje e vetë vlerave të Bashkimit Evropian nëse është kështu”. E nisur nga kjo logjikë sipas Kadri Veselit “i bie që Kosova që 10 vjet po mbahet politikisht e izoluar”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga ana e tij thotë se “Kosova e meriton liberalizimin e vizave, sepse ka përmbushur të gjitha obligimet e saj”. “Me liberalizimin e vizave për Kosovën, vendet evropiane fitojnë një partner më shumë, fitojnë një konsumator më shumë në ekonominë e tyre”, thotë Kryeministri Haradinaj.

Ka pasur vërtet premtim të hapur për liberalizimin?

Për njohësit e çështjeve evropiane, deklaratat e politikës kosovare që duan fajin ta hedhin tek autoritetet e BE-së, nuk janë shumë të sinqerta.

Avni Mazreku, njohës i integrimeve evropiane, thotë se ”ajo çka Brukseli zyrtar ka deklaruar vazhdimisht ka qenë që pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkimit të Kufirit me Malin Zi, procesi i liberalizimit të vizave do të zhbllokohet dhe në asnjë moment nuk është deklaruar që, Kosovës pas ratifikimit të kësaj marrëveshje automatikisht do t’i hiqet regjimi i vizave”.

Avni Mazreku, duke komentuar një deklaratë të ministres për Integrimet Evropiane, Dhurata Hoxha, e cila i referohet premtimit të BE-së se “Kosovës do t’i hiqen vizat pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi”, thotë se “nëse, ministres në fjalë i është premtuar një gjë e tillë ajo duhet ta bëjë transparent atë premtim dhe se në çfarë niveli institucional i është bërë një premtim i tillë, sepse dihet që asnjë zyrtar i BE-së nuk është në gjendje të bëjë një premtim të tillë. për vetë faktin se vendimi për heqjen e regjimit të vizave varet nga qëndrimi i shteteve anëtare të BE-së e jo nga zyrtarë të caktuar të BE-së. /dw/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori