LAJMI I FUNDIT:

​Kosova duhet ta padisë Serbinë për gjenocid

​Kosova duhet ta padisë Serbinë për gjenocid

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, me rastin e ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, ka ndezur qirinj në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat në Kosovë.

Organizatorët thanë se padija ndaj Serbisë është obligim ligjor që duhet ta bëjë shteti i Kosovës.

Zëvendëskryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, Adnan Asllani tregon se gjatë viteve 1998-1999, forcat serbe kanë vrarë qindra civilë shqiptarë dhe kanë dëbuar shumicën e popullsisë shqiptare dhe kanë dhunuar me mijëra gra.


“Duhet të kujtojmë këtu se gjatë luftës në Kosovë më 98, 99 forcat serbe gjatë zbatimit të gjenocidit kanë vrarë mbi 10 mijë civilë shqiptarë, kanë dëbuar dhunshëm shumicën e popullsisë shqiptare të Kosovës, duke shkatërruar atyre edhe dokumentet e identifikimit, kanë dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare dhe kanë rrënuar objekte banimi në qytete, objekte kulturore e arsimore, monumente të trashëgimisë kulturore e etnike shqiptare. Sot ndërsa ne kujtojmë viktimat e gjenocidit në Kosovë, ditë kjo që përkon nga aktet më të tmerrshme gjenocidare, masakrën e Reçakut, drejtësia ende nuk është vendosur, por akoma më keq Serbia vazhdon duke fsheh krimet duke mohuar e hedhur të pavërteta e kështu duke lënduar ndjenjat tona për të afërmit tanë që ajo na i ka vrarë e masakruar”, ka thënë ai, raporton kp.

Kurse, udhëheqësi i kësaj qendre në Kosovë, Bukar Duholli, shtoi se shteti i Kosovës ka obligim njerëzor të bëjë padi kundër Serbisë, mirëpo sipas tij kjo ende nuk është kryer.

“Padyshim që çështja e sensibilizimit edhe të faktorit të brendshëm dhe të jashtëm të krimeve të gjenocidit që ato të bëhen të njohura dhe të pranohen të tilla, dhe padia që duhet ta ushtrojë shteti i Kosovës kundër Serbisë është një punë e pakryer deri më tani e që është obligim njerëzor i kësaj shtrese, i kësaj gjenerate, të cilët pa dyshim që kanë kontribuar në bërjen e shtetit. Por unë mendoj që misioni nuk është kryer deri sa të përgjigjen të gjithë ata për krimet e gjenocidit dhe krimet që i kanë bërë në Kosovë ndaj popullsisë shqiptare”, thotë ai.

Organizatorët thanë se të gjithë ata që nuk kanë pas mundësi të marrin pjesë në këtë aktivitet mund të ndezin qirinj në qytetin apo ballkonin e shtëpisë ose banesës së tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori