LAJMI I FUNDIT:

​Kosova dhe Turqia dakordohen që të avancojnë marrëdhëniet ndërinstitucionale

​Kosova dhe Turqia dakordohen që të avancojnë marrëdhëniet ndërinstitucionale

Ministri Faton Peci ka udhëtuar për në Turqi me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci.

Homologët zhvilluan takim bilateral, përmbajtësor rreth çështjeve që prekin dy shtetet, si në sektorin e bujqësisë ashtu edhe atë të pylltarisë, njofton Ministria e Bujqësisë.

Peci ka thënë se, Turqia vazhdon të mbetet vend mik i Kosovës, të dy shtetet kultivojnë këtë miqësi ndërsa edhe ne si homologë u dakorduam se avancimi i marrëdhënieve tona ndërinstitucionale do i kontribuojë kësaj miqësie.


“Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka udhëtuar për në Turqi me ftesë të Ministrit turk Ministrit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Prof. Dr. Vahit Kirişci. Me këtë rast homologët zhvilluan takim bilateral, tejet përmbajtësor rreth çështjeve që prekin dy shtetet, si në sektorin e bujqësisë ashtu edhe atë të pylltarisë. Ministri i BPZhR-së, Faton Peci pasi e falënderoi për mikpritjen z. Kirişci e njoftoi atë rreth zhvillimeve në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe hapat e ndërmarrë në avancimin e mëtejmë të bujqësisë”.

“Bazuar në Marrëveshjet Bilaterale për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari mes dy institucioneve tona, u dakorduam që edhe më tutje të thellojmë bashkëpunimin, duke ndarë përvojat dhe ekspertizat me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në të gjitha fushat që përfshijnë fushat që mbulojmë si bartës të politikave brenda institucioneve tona. Turqia vazhdon të mbetet vend mik i Kosovës, të dy shtetet kultivojnë këtë miqësi ndërsa edhe ne si homologë u dakorduam se avancimi i marrëdhënieve tona ndër-institucionale do i kontribuojë kësaj miqësie”, u shpreh pas këtij takimi Ministri Peci. Gjithashtu, Ministri Faton Peci e ftoi homologun e tij, z.Vahit Kirişci që në një të ardhme të afërt ta vizitoj Republikën e Kosovës dhe të njihet më nga afër me potencialin zhvillimor e investiv që Kosova ofron”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori