Në Jubileun e 15 vjetorit të Kosovës si shtet i pavarur, ia vlen të bëjmë një përmbledhje të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes të dyja vendeve tona.
Sipas INSTAT-it, në pesëmujorin janar-maj 2022, kemi eksportuar 16 për qind më shumë mallra në tregun kosovar, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë. Eksportuam 132 milionë euro mallra, në krahasim me 114 milionë euro në janar-maj 2021. Ecuria ka qenë e ngjashme edhe në shtatë muajt e tjerë të vitit. Kjo rritje dyshifrore është shumë premtuese. Zyra doganore e Kosovës në Portin e Durrësit po ecën shumë fort. Potenciali i tregtisë dhe investimeve Shqipëri-Kosovë është me herë më i lartë se sa shkëmbimet e sotme tregtare dhe ekonomike mes të dyja vendeve tona. Edhe pse ekonomitë e dy vendeve tona dhe eksportet e tyre janë të ngjashme, sërish mundësitë për të rritur fort shkëmbimet tona tregtare janë reale.
Bashkëpunimi i dy qeverive, projektet e hekurudhës Durrës-Prishtinë, të portit të Shengjinit që t’i jepet në përdorim qeverisë së Kosovës dhe perspektiva që hap porti i ri tregtar i Durrësit në Porto-Romano, të japin shumë besim. Përmirësimet në regjimin doganor dhe në procedurat burokratike të shkëmbimeve tregtare janë të ndjeshme. Janë reduktuar kostot dhe koha në kufi e operatorëve ekonomikë nga Kosova. Nëse në vitin 2021, në kufi, për të kryer 10 hapa proceduralë e dokumentarë duheshin nga 30 minuta deri në shtatë ditë, në 2022 kryhet vetëm vetëdorëzimi i dokumenteve, duke shpenzuar maksimalisht nga 5-10 minuta! Kjo ka sjellë kursimin e mbi 6,600 orëve pritje në kufi dhe rritje me 54 për qind të eksporteve.
Më 6 korrik 2022, qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit dhe Projekt-Idesë për Lidhjen Hekurudhore Durrës-Prishtinë. Qëllimi i marrëveshjes ishte përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove ndërmjet palëve, për financimin e Studimit të Fizibilitetit të Hekurrudhes Durrës-Prishtine, në zbatim të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si Kosova dhe Shqipëria kanë rënë dakord të shpenzojnë secila nga një milion euro për studimin e leverdishmërisë së hekurudhës. Projekti i leverdishmërisë do të përfshijë edhe Portin Tokësor të kontejnerëve në Prishtinë, i cili në gjuhën teknike quhet “port i thatë”.
Hekurudha Durrës-Prishtinë lidh tonelatat e mallrave të portit të Durrësit me dërgimin e tyre me sa më pak kosto dhe në kohë reale në Prishtinë. Ajo ka edhe rëndësi gjeopolitike, jo vetëm ekonomike. Me hekurudhën, eksportet dhe importet Shqipëri-Kosovë do të mund të dyfishohen brenda një kohe shumë të shkurtër. Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, përveç plotësimit të një ëndrre në kuptimin historik të shqiptarëve, do të luajë një rol të rëndësishëm drejt bashkimit dhe zhvillimit ekonomik të dy vendeve.
Porti i ri i Durrësit në Porto Romano do të jetë i integruar me projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë dhe me portin e kontejnerëve në Prishtinë. Porti i kontejnerëve në Prishtinë pritet të trajtojë deri në 100 mijë kontejnerë në vit, ndërsa porti detar i Porto Romanos do të mirëpresë një milion udhëtarë në vit, si dhe do të përpunojë në 450 hektarët e tij rreth dy milionë kontejnerë me rreth 50 milionë tonë mallra.
Ky integrim pritet ta kthejë Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut. Me portin e ri në Porto Romano dhe hekurudhën Durrës-Prishtinë, Shqipëria dhe Kosova synojnë të bëhen pjesë e korridoreve brenda Ballkanit, por edhe pjesë e korridoreve që i lidhin të dyja vendet me Evropën Perëndimore. Porti që do të ndërtohet në Porto Romano është një projekt ndër më modernët në zonën e Mesdheut. Ai do të ketë një ndikim shumë të madh në zhvillimin e tregtisë. Porti i Durrësit, i zhvendosur në Porto Romano, do të zhvillohet si një port i transportit të mallrave, kryesisht me destinacion Prishtinën dhe Shkupin. Përmes linjës me Prishtinën, ky port do të ketë komunikim të drejtpërdrejtë me Korridorin 10, dhe po përmes Prishtinës, por edhe Shkupit, do të lidhet me Sofjen dhe me Stambollin, drejt Azisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës