LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e kontrollit të mallrave strategjike

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e kontrollit të mallrave strategjike

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Ekonomisë e Malit të Zi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushën e kontrollit të mallrave strategjike me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në fushën e kontrollit të tregtisë së armëve dhe pajisjeve ushtarake, armëve konvencionale, armëve të shkatërrimit në masë, si dhe eksportin e mallrave me përdorim të dyfishtë.

Memorandumi është nënshkruar në nivel sekretarësh duke theksuar nevojën për të bërë përparime në shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave në çështjet e transferimit ndërkombëtar të kontrollit të mallrave strategjike.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka theksuar se ky memorandum është edhe një edhe një hap tutje në thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke shtuar se memorandume të tilla do të bëhen edhe me vendet tjera fqinje.


Ndërsa sekretari i MTI-së, Burim Rreci, ka theksuar gatishmërinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për bashkëpunim në fushën e mallrave strategjike që del edhe si obligim nga Bashkimi Evropian.

Rreci ka thënë se forcimi i kontrollit kufitar është interes i shtetit të Kosovës që po ashtu një marrëveshje të tillë është nënshkruar edhe më Shqipërinë.

“Një marrëveshje të tillë e kemi nënshkruar me Shqipërinë, do ta nënshkruajmë edhe me Kroacinë dhe Maqedoninë së shpejti”, theksoi Reci.

Ndërsa, Milan Srzentic, sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë të Malit të Zi, theksoi se ky memorandum ka rëndësi të veçantë për dy shtetet, për intensifikimin e bashkëpunimit dhe kontrollit kufitar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Botë
Kalo në kategori