LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Mali i Zi e shohin të rëndësishme ndërtimin e rrugëve Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë

Kosova dhe Mali i Zi e shohin të rëndësishme ndërtimin e rrugëve Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u pritën në takim në Podgoricë nga zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic.

Siç njoftohet, palët biseduan në takim për projektet e përbashkëta, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, tejkalimin e barrierave ekzistuese dhe lehtësimin e procedurave administrative.

Zëvendëskryeministri Bislimi foli rreth procesit të integrimit evropian pas edhe aplikimit për anëtarësim në muajin dhjetor, duke vlerësuar mbështetjen e Malit të Zi për rrugëtimin evropian të Kosovës.


Nga Mali i Zi mund të përfitojmë bashkërisht nga eksperienca në proces dhe të ecim drejt objektivit të përbashkët të aderimit në familjen evropiane.

“Kosova dhe Mali i Zi përkasin në Bashkimin Evropian”.

Në takim u bisedua dhe në lidhje me projektet infrastrukturore.

Aliu tha se do të punohet me intensitet për të avancuar dhe çuar para ndërtimin e rrugëve Pejë-Rozhajë dhe ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, projekte këto të shumëpritura për qytetarët e të dyja vendeve, me rëndësi madhore për infrastrukturën dhe ekonominë, projekte kombëtare që lehtësojnë ndërlidhjen e qytetarëve të Kosovës me Malin e Zi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt

Ekonomi
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Kalo në kategori