LAJMI I FUNDIT:

Kosova – Danimarka, bileta e fundit drejt kualifikimeve për Eurobasket 2025

Kosova – Danimarka, bileta e fundit drejt kualifikimeve për Eurobasket 2025

Ka mbetur vetëm një vend në kualifikimet e FIBA ​​EuroBasket 2025, pasi Bullgaria dhe Sllovakia siguruan biletat e tyre të mërkurën.

Bileta finale do të vendoset të shtunën në Prizren, pasi Kosova pret Danimarkën në Grupin H.

Të kryesuar nga ylli i tyre Iffe Lundberg, danezët kanë fituar të tria ndeshjet e tyre, duke përfshirë edhe ndeshjen kundër Kosovës, në shtëpi në Danimarkë, 82-75, shkruan faqja e FIBA-s.


Danezët kanë tri fitore, ndërsa Kosova dy fitore e një humbje, me Zvicrën që është eliminuar, pasi ka humbur katër ndeshjet.

Tashmë Dardanët duhet të përmbysin danezët në shtëpi. 32 kombëtare do të marrin pjesë në kualifikime dhe 24 vazhdojnë garat në Evropian. Eurobasket 2025 do të mbahet në Letoni, Qipro, Finlandë dhe Poloni.

Kualifikimi

Danimarka do të kualifikohej me një fitore ose një humbje 6 pikë më pak;

Kosova do të kualifikohej me një fitore prej 7 pikësh e më shumë.

Lista e shteteve në kualifikueset e FIBA ​​EuroBasket 2025: Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Britania e Madhe, Greqia, Hungaria, Islanda, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Polonia, Portugalia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Ukraina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori