Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se mosbindja ndaj sundimit të ligjit, nga disa qeveri të ndryshme të Kosovës, vë në pikëpyetje angazhimin e Kosovës për drejtësi të barabartë.
Ai ka potencuar rëndësinë që liderët politikë të respektojnë institucionet dhe vendimet gjyqësore “madje edhe nëse nuk e çajnë kokën për ato vendime”.
“Ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të rasteve në të cilat institucionet e Kosovës kanë dështuar të veprojnë brenda ligjit dhe të zbatojnë vendimet e gjyqësorit”, ka thënë Kosnett në një shkrim të publikuar në faqen e ambasadës amerikane.
“Shembull i tillë është rasti i pronësisë së Manastirit të Deçanit. Në vitin 2016, pas shumë vitesh të procedurave gjyqësore, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi pronësinë e Kishës Ortodokse Serbe mbi disa hektarë tokë. Megjithatë, me mbështetjen e heshtur të zyrtarëve të lartë dhe udhëheqësve të partive – përgjatë disa qeverive të udhëhequra nga parti të ndryshme politike, për gati pesë vjet – zyrtarët kadastralë të nivelit qendror dhe lokal nuk zbatuan vendimin për regjistrimin e ligjshëm të tokës së kishës”, shkruan Kosnett, transmeton Teegrafi.
Sipas ambasadorit amerikan një ndër qëllimet drejt të cilit duhet të punojë populli i Kosovës, së bashku me popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është zbatimi i plotë i sundimit të ligjit.
“Siç dëshmuan veprimet kriminale të 6 janarit në ndërtesën e Kongresit, demokracia është e brishtë. Por, institucionet tona qëndruan. Kur policia përzuri turmën dhe e siguroi ndërtesën, Kongresi vazhdoi diskutimet dhe çertifikoi zgjedhjen e presidentit të ri. Dy javë më pas, ai president i ri mori detyrën në përputhje me Kushtetutën tonë. Jam i bindur se Amerika do të dalë më e fortë se kurrë nga kjo periudhë kritike, por ende kemi shumë punë dhe shumë dhimbje para nesh. Ashtu si në Shtetet e Bashkuara, edhe Kosova ka ende shumë punë për ta përmbushur zotimin e saj”, ka thënë Kosnett.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2016 kishte marrë vendim, sipas të cilit Manastirit të Deçanit i njihet e drejta e pronësisë për 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.
Zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë, në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Në vitin 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Zona të Veçanta të Mbrojtura, i cili duhet të sigurojë mbrojtjen e manastireve ortodokse serbe, kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturore të një rëndësie të veçantë për komunitetin serb si dhe për komunitetet tjera në Republikën e Kosovës.
Manastiri i Deçanit është njëra nga zonat e mbrojtura, sipas këtij ligji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë
Dialogu Strategjik pritet t'i thellojë marrëdhëniet Kosovë - SHBA
Çfarë thanë kandidatët në ditën e parë të fushatës
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali