LAJMI I FUNDIT:

Korridori 8 dhe 10D në Maqedoni: Fillojnë negociatat për ndërtimin e autostradave

Korridori 8 dhe 10D në Maqedoni: Fillojnë negociatat për ndërtimin e autostradave

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore dhe Konzorciumi ndërkombëtar “IRD Engineering” në Qeveri kanë nënshkruar marrëveshjen për konsultant dhe mbikëqyrje të Korridoreve 8 dhe 10-D, që do të ndërtohen nga konzorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”. Me nënshkrimin e marrëveshjes nis procesi negociues me “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e katër autostradave me mbi 120 kilometra gjatësi të korridoreve 8 dhe 10D, kurse gjatë vitit pritet të nisin aktivitetet ndërtimore.

Pas një periudhe të gjatë pritje e diskutimeve në opinion më në fund u nënshkrua dokumenti vendimtar për realizimin e projektit të shumëpërfolur, por edhe më të madh infrastrukturor në vend – Korridorit 8 dhe 10D. Nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e transaksioneve u bë nga autoritetet e RMV-së dhe drejtorit të konzorciumit ndërkombëtar IRD Engineering. Sipas Kryeministrit Kovaçevski ky është projekti më i madh i infrastrukturës kapitale në historinë e vendit.

“Ndërtimi i autostradave në Korridoret 8 dhe 10 D ka rëndësi kyçe për ngritjen e nivelit të cilësisë së infrastrukturës rrugore, me cka do të përcaktojmë pozitën gjeostrategjike të RMV-së, e cila përmes këtyre projekteve do të bëhet rrugë e pashmangshme për transport në rajon dhe më gjerë” – deklaroi Dimitar Kovaçevski.


Për nesër është thirrur seanca e komitetit drejtues ku do të merret vendimi që të nisin negociatat midis konsulentit të zgjedhur “IRD Inxhinjering” dhe konzorciumit “Behtel dhe Enka” që do t`I ndërtojë dy korridoret.

Për Zv. kryeministrin e parë, Artan Grubi dita e sotme paraqet një ditë historike për Maqedoninë e Veriut.

“Sot është vërtet një ditë historike për Maqedoninë e Veriut. Ne po fillojmë ndërtimin e projektit më të madh infrastrukturor në historinë e Republikës së pavarur të Maqedonisë, i cili do të jetë shumë domethënës për të gjithë qytetarët tanë, për ekonominë tonë dhe për lidhje rajonale”, deklaroi Artan Grubi.

Drejtor i “IRD Engineering”, Paolo Orsini, pas nënshkrimit të Marrëveshjes premtoi se do të bëhet gjithçka për ndërtimin e katër seksioneve me standardin dhe cilësinë më të lartë.

“Do të bëjmë të gjitha përpjekjet e nevojshme për ndërtimin e katër seksioneve me standardin dhe cilësinë më të lartë, që korrespondojnë me cilësinë e rrugëve që po ndërtohen në BE. Nuk kam dyshim se kemi njohuritë dhe ekspertizën e nevojshme për të përfunduar projektin në kohë dhe me cilësi të lartë”, tha Paolo Orsini.

Me këtë projekt është planifikuar ndërtimi i autostradave: Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë 22.5 kilometra, Gostivar – Bukojçan 30.1 kilometra, Tetovë – Gostivar 27 kilometra, dhe seksioni nga Korridori -10 d Prilep – Manastir 43.4 kilometra. Në buxhetin e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë paraparë 15 miliardë denarë ose 244 milionë euro. Gjatë vitit pritet të nisin aktivitetet e ndërtimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori