Të drejtat e punëtorëve në Maqedoninë e Veriut janë rënduar edhe më shumë në krahasim më vitin e kaluar për shkak të masave që janë ndërmarrë si pasojë e koronavirusit, jo vetëm nga qeveria, por edhe nga kompanitë ku ata punojnë.
Kristina Ampeva, drejtuese e një organizate që mbron të drejtat e punëtoreve në industrinë e tekstilit, thotë se që nga fillimi i marsit kur edhe nisën të aplikohen masat, punëtorët janë përballur me largime nga puna, ulje pagash, punë jashtë orarit, e masa tjera që sipas saj kanë rënduar gjendjen ekonomike e sociale të fuqisë punëtore, jo vetëm në këtë industri, por edhe në sektorë të tjerë.
Ajo thotë se festën e 1 Majit, punëtorët po e shënojnë edhe me një masë shtesë të vendosur së fundi nga qeveria, e cila u lejon kompanive të largojnë 15 për qind të punëtorëve, që të kenë të drejtën e shfrytëzimit të ndihmës financiare nga qeveria.
“Fakti që kemi krizë nënkupton se pësojnë më së shumti punëtorët, por edhe pronarët e kompanive të cilët bëjnë përpjekje për zbutjen e gjendjes, por çdo masë që ata ndërmarrin bie mbi kurrizin e punëtorëve. Kjo ndodh tani tek ne. Atje ku ka rënie të prodhimtarisë, atje ku fitimi i firmave është ulur në minimum apo punojnë me humbje, pësojnë së shumti punëtorët, të cilët largohen nga puna, marrin pushime të detyrueshme pa pagesë, apo u shkurtohen pagat”, thotë Kristina Ampeva, përfaqësuese e Sindikatës së punonjësve të tekstilit.
“Industria e tekstilit është më e rrezikuar, ajo e punonjësve në industrinë e përpunimit të lëkurës. Largime nga puna ka edhe kapacitetet shërbyese si në kafenetë, restorantet, lokalet e natës, e kështu me radhë, ndërsa gjendje më e mirë është në ndërtimtari ku madje ka edhe kërkesa për punëtorë, meqë ky sektorë nuk ka ndërprerë punën”, thotë më tej Ampeva.
Sipas të dhënave zyrtare të Entit të Punësimit, që nga paraqitja e krizës me koronavirus, nga puna janë larguar rreth dy mijë persona, por të dhënat jozyrtare të publikuar edhe nga organizatat sindikaliste flasin për një shifër që arrin deri në 20 mijë punëtorë.
Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit, thotë se nga paraqitja e krizës me koronavirusin, kanë pranuar ankesa nga rreth 300 punëtorë për shkelje të të drejtave në punë.
“Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me ndërprerjen e kontratave të punës, por ka edhe shumë ankesa tjera lidhur me punën që bëhet jashtë orarit e që nuk paguhet. Shqetësuese është edhe ajo se ka kompani që realizojnë punë jashtë orarit dhe kjo të bëhet në kohën e koronavirusit dhe kur njerëzit po mbrohen nga infektimi, mendoj e është krejtësisht e papranueshme. Ne kërkojnë kontrolle më të rrepta nga institucionet dhe masa nga qeveria për të mbrojtur punëtorët, në veçanti ata që janë më të rrezikuarit në aspektin social”, thotë Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.
Qeveria e cila me shpalljen e gjendje së jashtëzakonshme, ka të drejtën e miratimit të vendimeve me fuqi ligjore ka miratuar dy masa ekonomike në ndihmë të kompanive, kredi pa normë të interesit varësisht numrit të punonjësve që kanë ato, ndihmë në vlerën e pagës minimale prej rreth 230 euro për çdo punëtorë për dy muajt e gjendjes së krizës si dhe masa tjera.
Qeveria kishte vendosur shkurtimin e të gjitha pagave të zyrtarëve qofshin të emëruar apo të zgjedhur dhe ato të destinoheshin për masat ekonomike. Por, Gjykata Kushtetuese këtë vendim e konteston dhe ka ndërmarrë një nismë për shfuqizimin e kësaj mase, që ka nxitur reagime të shumta në opinion, në veçanti te shtresat e goditura nga kriza./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze