Kori i Filarmonisë mban koncert në Prizren

Interpretimi i këtij ansambli të udhëhequr nga dirigjenti Rafet Rudi është mirëpritur nga publiku i Prizrenit. Ndër të tjera u interpretuan edhe vepra të kompozitorëve të huaj dhe vendorë, si: Rossini, Listz, Mulliqi dhe të tjerë.
Në rolin e solistëve u paraqitën Sanije Matoshi, Selvije Marteti, Lindita Hakaj, Besa Llugiqi, Riad Ymeri dhe Safet Berisha.
Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, në fillim të mbrëmjes ka theksuar se kjo praktikë e organizimit të koncerteve nëpër qytete të ndryshme të Kosovës do të vazhdojë, posaçërisht në Prizren.
Një koncert të njëjtë sikurse në Prizren kori do ta mbajë edhe në Prishtinë. /ktv/
Nga
Telegrafi
15/11/2008
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































