LAJMI I FUNDIT:

Kori i Filharmonisë së Kosovës performon në Slloveni

Kori i Filharmonisë së Kosovës performon në Slloveni

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka dhënë koncertin e parë në Lubjanë, përpara personaliteteve të jetës kulturore dhe politike të Sllovenisë. I pranishëm në koncert ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Nën drejtimin e dirigjentit Baki Jashari, u interpretuan vepra nga kompozitorë të njohur nga Kosova dhe Shqipëria, si Rafet Rudi, Mendi Mengjiqi, Baki Jashari, Vasil S. Tole dhe Hajrullah Syla.

Përpara publikut u prezantuan gjithashtu edhe vepra nga kompozitorë ndërkombëtarë, si Eric Whitacre, Ambrož Čopi, Laura Jēkabsone dhe Jake Runestad.


Performancat e mrekullueshme nga solistët dhe Kori i Filharmonisë u përcollën me duartrokitje të gjata nga publiku.

Koncerti u mbajt në kuadër të javës kulturore të Kosovës në Slloveni.

Ky ishte koncerti i fundit i Korit të Filharmonisë për vitin 2024. Aktivitetet e këtij viti do të përmbyllen me Gala Koncertin e Vitit të Ri, i cili do të mbahet më 21 dhjetor 2024, në AMC Hall, në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
“Ty të pëlqejnë djemtë si ai

“Ty të pëlqejnë djemtë si ai", Rozana - Loredanës për Jozin: Ai është dhunues psikologjik, prandaj erdhi babai

Magazina
Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Magazina
Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Kalo në kategori