Fiorentina ka përkujtuar si është më së miri kapitenin e tyre tashmë të ndjerë, Davide Astorin.

Mbrojtësi italian ndërroi jetë të dielën e kaluar në hotelin e skuadrës para ndeshjes kampionale ndaj Udineses.


Vdekja e tij e papritur në gjumë shokoi skuadrën e Fiorentinës, futbollin italian dhe gjithë sportdashësin në botë.

Megjithatë, skuadra italiane, Fiorentina, e ka bërë të ndihet krenar ish-kapitenin e tyre me organizimin në kujtim të tij para ndeshjes me Beneventon.

Fiorentina 2 Skuadra e Fiorentinës duke falënderuar tifozët për kujtimin e Astorit (Getty Images)

Kjo nuk ishte një ndeshje e zakonshme, pasi Viola u kthye në fushë për herë të parë që kur kapiteni Astori vdiq në gjumë një javë më parë.

Funerali u mbajt të enjten dhe kishte skena më të thella emocionale pasi tifozët përshëndetën mbrojtësin 31-vjeçar në një minutë heshtje shurdhuese përpara se balonat e purpurta dhe të bardha të liroheshin në qiell.

Tifozët gjithashtu kishin mbushur tribunën me emrin dhe numrin e tij, ndërsa edhe shumë banderola tjera nuk mungonin.

Fiorentina 1 Tifozët duke kujtuar Astorin (Getty Images)

Njëra shënonte: 'Ka njerëz që nuk vdesin kurrë ... Ka histori që kalohen përmes përjetësisë ... Udhëtim i mirë, kapiten'.

Fiorentina 4 Stadiumi ishte i mbushur me banderola në kujtim të Astorit (Getty Images)

Një banderolë tjetër shënonte: "Faleminderit kapiten, një tjetër 'Tung kapiten' dhe disa tjerët 'Pusho në paqe'.

Fiorentina 3 Faleminderit kapiten (Getty Images)

Në këtë ndeshje në kujtim të Astorit gjithçka ishte perfekte, ku para ndeshjes gjithë futbollistët e Violas dolën me fanellat me numër 13, ashtu sikurse ishin edhe fëmijët përcjellës.

Fiorentina 6 Të gjithë mbanin numrin 13 në fanellë para fillimit të ndeshjes (Getty Images)

Në minutën 13-të për të shënuar numrin e fanellës së Astorit, loja u ndal dhe tifozët shfaqën një vepër gjigante të artit me një mesazh: 'Davide 13'.

Fiorentina Koreografia gjigante e shfaqur në minutën e 13, kur ndeshja u ndal (Getty Images)

Futbollistët e klubit italian, trajneri dhe shumë tifozët nuk mundën t'i ndalnin lotët, pasi ish-kapiteni i tyre ishte i dashur për të gjithë.

Fiorentina 5 Lotët nuk mundi t'i ndal dot as trajneri Stefano Pioli (Getty Images)

Kapaku i gjithë këtij organizimi perfekt dhe emocional ishte gol i shënuar pikërisht nga zëvendësuesi i Astorit, Vitor Hugo, i cili golin dhe festën ia dedikoi ish-shokut të tij.

Vitor Hugo Astori Festa e Hugos në kujtim të Astorit (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit ndaj Beneventos përfundoi me rezultat minimal 1-0 në të mirë të Violas. /Telegrafi/

telegrafi sport app