Korenica: Fitore historike, treguam karakter

323:"SIVAS, TURKIYE - OCTOBER 06: Fredrik Ulvestad (23) of Demir Grup Sivasspor in action during the UEFA Europa Conference League Group G 3rd week match between Demir Grup Sivasspor and Ballkani at the New Sivas 4 Eylul Stadium in Sivas, Turkiye on October 06, 2022. (Photo by Halife Yalcinkaya/Anadolu Agency via Getty Images) 31:"Anadolu Agency via Getty Images
Meriton Korenica ka qenë ndër futbollistët më të mirë të Ballkanit në duel me Sivassporin.
Skuadra kosovare mori fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës pas një ndeshje fantastike me rezultat 3-4.
Korenica ka qenë fantastik duke shënuar golin e tretë në këtë duel.
Mesfushori që po kalon nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion ka folur pas ndeshjes duke thënë se treguan karakter.
“Është kënaqësi e veçantë të arrijmë fitore, kur dihet që ishte fitore historike".
"E dhamë maksimumin dhe treguam karakter duke u rikthyer në lojë", tha Korenica.
"Shpresoj që ta bëjmë shumë krenar krejt Kosovën edhe në ndeshjet e ardhshme", u shpreh mesfushori nga Rahoveci që këtë sezon është njeriu kyç te suharekasit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































