LAJMI I FUNDIT:

Koreano-veriorët i bashkohen rusëve në frontin e luftës, thotë SHBA-ja

Koreano-veriorët i bashkohen rusëve në frontin e luftës, thotë SHBA-ja
Arkiv

Ushtarët e Koresë së Veriut i janë bashkuar në mënyrë aktive luftimeve përkrah forcave ruse, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Mbi 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut janë dërguar në Rusinë lindore dhe shumica e tyre janë zhvendosur në rajonin e largët perëndimor të Kurskut, ku kanë filluar të angazhohen në operacione luftarake me forcat ruse”, tha para gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

Raportet sugjerojnë se Vladimir Putin po përpiqet të rimarrë rajonin e Kurskut përpara se të merr postin e presidentit Donald Trump në muajin janar – duke e hequr atë në mënyrë efektive nga çdo tryezë e mundshme negociuese.


Trupat ukrainase filluan pushtimin e zonës në fillim të këtij viti dhe kanë mbajtur me sukses pjesë të territorit rus, shkruan skynews.

Mediat amerikane dhe evropiane të lajmeve sugjeruan se rreth 50 mijë trupa ruse dhe koreano-veriore ishin grumbulluar në kufirin e rajonit në ditët e fundit.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2024 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori