Korab Shaqiri me projekt të ri muzikor dedikuar të birit

15:"EGZONA SHIGJEQI
Këngëtari i mirënjohur Korab Shaqiri ka lansuar projektin më të ri muzikor.
Ai këtë herë ka vendosur që t'ia dedikojë një këngë djalit të tij, Alteut, pikërisht për ditëlindje.
"Biri im" mban titullin projekti, i cili vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale dhe protagonist në klip është edhe i biri.

Projekti i tërë është punuar në studion e këngëtarit Shaqiri, i cili ka thurur vargjet më të bukura për djalin e tij.
Videoklipi i është besuar produksionit të njohur 'BUG Production'.

Këngën tanimë e gjeni në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.
Korabi përndryshe vazhdon të jetë mjaft i angazhuar me projekte e koncerte të ndryshme muzikore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/02/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































