LAJMI I FUNDIT:

Kopshti zoologjik ofron sesione masazhi me pitonët 50 kilogramësh (Video)

Kopshti zoologjik ofron sesione masazhi me pitonët 50 kilogramësh (Video)

Një kopsht zoologjik në Filipine, ofron sesione relaksimi, nëpërmjet një masazhuesi të pazakontë.

Vetëm ata që janë të guximshëm mund të provojnë që t’ju relaksojë trupin, një piton burmez i rëndë 50 kilogramë.

Pamjet që janë filmuar e tregojnë një grua, trupin e së cilës e ka mbështjellë gjarpri, i cili thuhet të ketë peshën e duhur dhe temperaturën e trupit, për një proces sa më të kënaqshëm.


Mirëpo, kjo terapi nuk është për ata që kanë zemër të dobët, thonë organizatorët. “Çelësi i këtij masazhi është qetësia, sikur edhe në çdo masazh tjetër. Pitonët burmez janë të shoqërueshëm, por e ndjejnë stresin dhe kjo i bën të vështirë” ka thënë njëri nga mirëmbajtësit.

Këta reptilë janë të njohur për shtrëngimin e presë deri në mbytje, por derisa nuk e mbështjellin janë ende të shoqërueshëm.

Praktikuesit po ndjehen të pushuar, sepse pitonët thuhet ta kenë peshën specifike dhe temperaturën e ulët, për të dhënë rezultatet e duhura të relaksit dhe freskimit. /Telegrafi/