Tafil Peci, koordinator i Listës “Guxo” në Mitrovicë, ka thënë që janë të konsoliduar dhe shumë “mirë të organizuar”. Ai tha se Donika Gërvalla, Haxhi Abdyli dhe Faton Peci janë kandidatë për ta udhëhequr Listën “Guxo”, por nuk do të përkrahë Abdylin, pasi sipas tij është i papjekur politikisht.
“Lista ‘Guxo’ në Mitrovicë është një listë e konsoliduar, e përbërë prej 10 nëndegëve që kanë kaluar në subjektin ‘Guxo’. Parimisht, jemi dakord që të mbesim në marrëveshjen e nënshkruar nga Osmani dhe Kurti që të jemi në listë të përbashkët me VV. Ne në Mitrovicë kemi shumë arsye, ka disa vite që jemi në bashkëqeverisje me pushtetin lokal këtu dhe nuk shohim arsye pse të ndahemi dhe të garojmë më dy subjekte politike, tha ai në Klan Kosova.
Peci ka thënë se nuk do të përkrahë Haxhi Abdylin për të udhëhequr Listën “Guxo”.
“Do të doja ta përshëndesja Dërgutin dhe kësaj liste që i ka prirë Vjosa Osmani dhe tash nuk i prinë më dhe ne kemi koordinator, por nuk kemi përfaqësues. Nuk besoj që do të ketë shkrirje në tërësi në Vetëvendosje, ka një marrëveshje e cila duhet të vazhdojë edhe në zgjedhje lokale dhe gjithsesi do të regjistrohet mbas zgjedhjeve lokale”, tha ai.
“Besoj që në këtë rast në mes Haxhi Abdylit, Donikës dhe Fatonit shumë shpejt njëri nga këta të tre do të marrin guximin që ta udhëheqin Listën ‘Guxo’. Haxhi Abdyli nuk e përkrah, sepse nuk është ndonjë figurë publike. Deklaratat e tij dje në një televizion për koordinatorin e degës më ka iritu në njëfarë mënyre. Haxhi Abdyli nuk është i pjekur politikisht”, tha Peci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë