Skuadra turke Konyaspor mund të quhet lirisht skuadër e futbollistëve shqiptarë.

Tek kjo skuadër e madhe turke aktivizohen plot katër futbollistë shqiptarë, derisa në xhiron e parë në kampionat tre prej tyre ishin në fushë nga minuta e parë.


Zymer Bytyqi, Sokol Cikalleshi dhe Endri Cekici e nisën nga minuta e parë, derisa Erdon Daci ishte në bankën rezervë.

237139949 3818200278281450 120020837788007969 n

Konya ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Sivaspor me rezultat minimal 0-1.

Sokol Cikalleshi ishte hero në këtë takim me golin e shënuar dy minuta para fundit të ndeshjes.

Paraqitje jashtëzakonisht të mirë pati edhe Zymer Bytyqi si dhe Endri Cekici.

ab4c2db8 407c 434d 8cde 8ad4ddb459ad

Në xhiron e dytë të Superligës turke, Konyaspor do të jetë nikoqir i Istanbul Basaksehir. /Telegrafi/

telegrafi sport app