Partia Demokratike e Kosovë do ta ndërtojë një shtet edhe më të mirë, por kjo nuk bëhet për një ditë, një vit dhe as për një dekadë, por vetëm me punë të mirë për qytetarët dhe fuqizimin e demokracisë dhe integrimet euroatlantike.
Kështu u tha në përmbyllje të Konventës solemne të Rinisë Demokratike, ku dje për kryetar të saj u zgjodh Donjet Bislimi me mandat katërvjeçar, i cili u zotua se do të çojë përpara çështjen e rinisë, me platformën e së ardhmes së saj – Dekadën e Re.
Në Konventën e gjashtë zgjedhore të Rinisë Demokratike morën pjesë delegatët nga të gjitha degët e Rinisë Demokratike, si dhe strukturat e Rinisë Demokratike, të cilët me diskutimet e tyre i kontribuuan procesit zgjedhor demokratik të jetë i hapur, transparent, garues dhe gjithëpërfshirës.
Kryetari i ri i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka falënderuar të pranishmit që i dhënë besimin për të qenë në krye të rinisë demokratike në katër vjetët e ardhshme, duke u zotuar se do të çojë përpara çështjen e rinisë, me platformën e së ardhmes së saj – Dekadën e Re.
“Ashtu si dje, edhe sot në këtë vend së bashku të gjithë ne, nga çdo qytet dhe regjion dhe krahinë e Kosovës do të punojmë që Dekadën e lirisë dhe pavarësisë t’i komponojmë në mënyrë ideale me dekadën e re të integrimit që të kemi dinjitet dhe t’i gëzojmë, së bashku me idetë dhe aktivitetet e punën tonë do ta bëjmë rininë demokratike të Kosovës krahun e djathtë të partisë sonë. Ne të gjithë së bashku do të jemi zëri dhe fryma, do të përfaqësojmë të rinjtë e Kosovës pa dallim, sepse në PDK të gjithë janë të barabartë”, tha ai.
Ai tha se vetëm PDK-ja mund të çojë përpara Kosovën, duke qenë shtylla e dekadës së re përmes zhvillimit ekonomik dhe frymës së besimit.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se një PDK e fortë nënkupton edhe një Kosovë më të fuqishme, dhe se beson që puna e rinisë demokratike do të ketë rol të rëndësishëm në Dekadën e Re.
“Njerëzit tanë jetojnë më mirë. Ky ndryshim i madh e mban vulën e Partisë Demokratike të Kosovës dhe secili prej nesh duhet të ndihet krenar për këtë, por a është kjo e tëra që mund të bëhet? Natyrisht, jo. PDK është e gatshme për të bërë edhe më shumë për Kosovën dhe ne do ta bëjmë këtë, nuk do të ndalemi, do ta mposhtim çdo sfidë me guxim. Ky është identiteti dhe zotimi ynë”, ka thënë Veseli.
Ai është shprehur se PDK-ja duhet ta ndërtojë edhe një shtet më të mirë, por kjo nuk bëhet për një ditë, një vit dhe as për një dekadë, por vetëm me punë të mirë për qytetarët dhe fuqizimin e demokracisë dhe integrimet euroatlantike.
“I kuptojmë qytetarët kur ankohen për korrupsion dhe nepotizëm. Është e vërtetë se ka të papunë, mjek e inxhinierë, juristë dhe ekonomistë, dhe profile të tjera. Nuk janë të paktë ata që mendojnë se sot në Kosovë nuk ka shanse të barabarta dhe se nuk respektohet konkurrenca për punë. Kjo ua ka humbur shpresat e shumë të tjerëve që të largohen nga Kosova. Ne nuk guxojmë t’i mbyllim sytë para kësaj situate”, tha ai.
Një fjalë rasti mbajti edhe ish-kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Shpresa Rama, e cila shprehu bindjen, se PDK-ja dhe rinia e saj nuk do të ndalojnë që të punojnë për të mirën e qytetarëve, duke iu siguruar atyre kushte edhe më të mira në Dekadën e re.
“Shteti i Kosovës ka shënuar arritje të mëdha falë angazhimit të PDK-së. Mësuesit e shumë kategori tjera kanë paga të dinjitetshme, kemi sport e kulturë që po shënon suksese. Por ne e dimë se ka nevojë për zhvillim të mëtejmë dhe transformim në çdo fushë dhe për këto ndryshime është garanci vetëm programi i PDK-së. Është Dekada e Re dhe të trokasim në çdo derë dhe të shkojmë në çdo lagje, fshat dhe qytet dhe ne do të shënojmë gjithmonë fitore. Ne do të jemi në krahun tuaj dhe do të vetëm bashkë dhe do të shënojmë fitore edhe më të mëdha. Ne besojmë në Dekadën e Re dhe do të punojmë bashkërisht për zhvillimin e Kosovës deri aty ku e ka vendin në Evropë”, tha Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Andonovski: Me ndryshimet në Ligjin për komunikime elektronike parandalojmë organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit online

LSDM: Është skandaloze që Mickoski mbron Izet Mexhitin përballë fakteve të qarta

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania