Shoqata Sindikale e Kontrollerëve të Trafikut Ajror, ditën e sotme ka mbajtur grevë njëorësh për të kundërshtuar përfshirjen e Agjencisë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror në ligjin për pagat. Ndërkohë, ditën e nesërme kanë paralajmëruar se do të mbajnë grevë 4 orë, për të vazhduar ditën e premte me grevë nga ora 8-16, derisa të shtunën në grevë do të jenë nga ora 8-20.00.
Greva do të pezullohet ditën e diel për nder të shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, për të vazhduar të hënën me grevë 24 orësh. E nëse pas këtyre grevave nuk ndërmerret diçka sindikatat thonë se do të vazhdojnë me greva të tjera.
Gjatë grevës që sot është mbajtur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” nuk është nisur dhe nuk ka aterruar asnjë aeroplan.
Kryetari i Sindikatës së Kontrollorëve Ajror, Artan Hasani, ka thënë se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror dhe ka bërë thirrje që ligji të mos dekretohet nga presidenti.
“Me miratimin e ligjit për paga neve si Agjenci na cenohet autonomia e institucionit dhe ne jemi shprehur kundër këtij ligji, mendojmë që ky ligj duhet të kthehet nga presidenti dhe të mos dekretohet dhe të bëhen ndërhyrjet për përmirësim të ligjit. Përndryshe ne jemi pro ligjit, fitohet ajo përshtypja që ne jemi kundër ligjit, por duhet të kuptohet që ka institucione në këtë vend që kanë specifikat e veta të cilat nuk munden me hy në një vend ose të përfshihen të gjitha këto institucione prej ligjit të pagave”, tha ai.
Hasani bëri të ditur kanë provuar të gjitha rrugët ligjore për të kundërshtuar Ligjin për pagat dhe greva sipas tij është rruga e fundit që po e përdorin për ta shprehur kundërshtinë e tyre ndaj ligjit.
“Ne si institucion ose kontrollorët e trafikut ajror janë boshti i gjithë aviacionit në Kosovë dhe nëse kontrollerët e trafikut ajror shpallin grevë atëherë është e pamundur që të zhvillohet trafiku ajror në Kosovë ose në hapësirën që ne e zotërojmë ose e kontrollojmë. Por, ligji na detyron neve që të japim shërbim edhe gjatë grevës për fluturaket ushtarake, ambulantore, për fluturaket që janë në nevojë apo në emergjencë dhe ato shtetërore. Ne për këto japim shërbime, kurse shërbimet për trafikun komercial ndërpriten”, tha ai.
Po ashtu, ai ka ftuar presidentin që të mos e dekretojë Ligjin për paga. Ndërsa kryetari i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Kontrollit Ajror, Kushtrim Fazliu, ka thënë se beson që kërkesa e tyre do të shqyrtohet.
“Ne sot fillimisht fillojmë me grevë një orë, pastaj nesër e vazhdojmë me 4 orë e kështu me radhë deri me datën 18 që fillon greva 24 orë… Ne besojmë që do të reflektojnë dhe presidenti do e kthen ligjin në Parlament, por nëse nuk e kthejnë do të vazhdojmë kështu besoj”, tha ai.
Në një njoftim të mëhershëm të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror thuhet se përfshirja e Agjencisë në ligjin për paga është në kundërshtim me praktikat e Komisionit Evropian për pavarësinë e Agjencive që menaxhojnë trafikun ajror, kur dihet mirëfilli së të hyrat e tyre gjenerohen nga shërbimet e navigimit ajror që u ofrohen kompanive ajrore.
Po ashtu, thuhet se përfshirja në Ligjin e Pagave bie ndesh edhe me Nenin 5.5 të Ligjit për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku theksohet se ASHNA ka kapacitet të plotë juridik dhe vepron si ofrues i shërbimeve jofitimprurëse, i cili mbulon shpenzimet dhe bazohet në performancë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës